Vulin: Zbuluam edhe një gënjeshtër të Ramush Haradinajt

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e quajti “gënjeshtar” kryeminstrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa komentoi ndalimin e hyrjes në Kosovë të zyrtarëve serbë.

“Kjo është vetëm edhe një dëshmi se sa gënjeshtar është Ramush Haradinaj”.

“Ju rikujtoj se ai i ka thënë kryeministres sonë (Ana Bërnabiq) se nuk është e saktë se zyrtarëve të Republikës së Serbisë u është ndaluar të vijnë në territorin e Kosovës. Zbuluam edhe një gënjeshtër. Edhe një herë u dëshmua shkelja e të gjitha marrëveshjeve”, tha Vulin në deklaratën që u publikua në ueb-faqen e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmeton REL.

Javën e kaluar, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës kanë thënë se u është ndaluar vizita në Kosovë të gjithë zyrtarëve serbë, pasi ata, siç është thënë, “provokojnë tensione”.

Por, ndalesa është mohuar nga zëdhënësja e Haradinajt, Donjeta Gashi.

Sot, autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në Kosovë Vulinit, duke e konsideruar kërkesën e tij për vizitë si “provokim” kundër Kosovës.

Vulin, në anën tjetër, tha se vizita e tij do të kishte karakter humanitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button