Nga “bomba” të vendit deri në sallatë ruse: Audio golgotë katërvjeçare

Biseda e incizuar telefonike e kryeministrit Zoran Zaev me komikët rusë Vovan (Vlladimir Kuznecov) dhe Leksus (Aleksej Stolljarov), të cilët e mashtruan kryeministrit maqedonas, duke u prezantuar sikur ish presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stolltenberg. Prej dje (09.07.2017) është top temë në publikun maqedonas, por edhe në rrethinën më të gjerë. Videon të cilën e publikuan dy prank(st)erët, përmban tre audio incizime nga bisedat me Zaev, që janë bërë në gusht të vitit 2018, janar dhe prill të vitit 2019 dhe ka shkaktuar rrëmujë reaksionesh. Opozita rastin e kualifikon si “gaf i turpshëm dhe skandal serioz diplomatik” dhe ka kërkuar nga Zaev të jep dorëheqje. Kryeministri në anën tjetër, i cili pranoi se në mënyrë naive ka rënë në trikun dhe u ka besuar “majtapxhinjëve” rus, u bë objekt i përbuzjes në rrjetet sociale.

LEXO: Zaevi e pranoi se u manipulua nga komikët rus: Unë jam në një shoqëri të mirë (VIDEO)

Kur para më shumë se katër viteve (09.02.2015) Zaev, në atë kohë lider i opozitës, në konferencë për shtyp publikoi audio-incizime, duke e zbardhur mega-aferën me përgjimin që e shënoi fundin e qeverisjes së kryeministrit të atëhershëm dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, mbase nuk e kishte menduar që edhe Qeveria e tij, madje edhe ai vet, do të gjenden në qendrën e ndonjë skandali telefonik. Pra, edhe pse të dy aferat me format të ndryshëm, prapë se prapë, e tërë situate me publikimin e incizimeve telefonike, disi aludon në fjalën popullore “me gurin e vet, në kokë të vet”, shkruan Meta.mk.

Afera “Përgjim”
Më 09.02.2015 Zaev veçanërisht ka thirrur konferencë për shtyp në selinë e LSDM-së, prezantoi audio-incizime nga bisedat, për të cilat ka thënë se janë bërë në mënyrë të paligjshme nga shërbimet në MPB me urdhër të kryeministrit të atëhershëm dhe kushëririt të tij të parë – shefi i mëparshëm i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Është theksuar se ka qenë e përgjuar e tërë elita politike, gjyqësore, mediatike dhe e biznesit në Maqedoni, si dhe diplomatë të huaj. Nuk kanë qenë të përgjuar drejtpërsëdrejti vetëm telefonat e Gruevskit dhe të Mijallkov.
Në periudhën që vijonte radhiteshin “bomba, nga një – dy herë në javë dhe secila e radhës më e keqe nga ajo e fundit. Deri në mes të qershorit ishin publikuar 38 “bomba” të cilat flasin për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ndërmjet pushtetit dhe gjyqësorit, procese të montuara, korrupsion dhe krim nga strukturat më të larta të pushtetit. Maqedonia hyri në krizë të thellë politike. Për zgjidhjen e të cilit më 02 qershor 2015 është nënshkruar Marrëveshja e Përzhinos, nga e cila rezultoi Prokuroria Speciale Publike (PSP). PSP është formuar me Ligjin për prokurori publike për ndjekje të veprave penale në lidhje dhe që rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Më 15 shtator të vitit 2015 Këshilli i prokurorëve publik e zgjodhi Katica Janeva në funksionin prokuror special publik.

Audio “bomba” e Zaev me Poroshenko dhe Stoltengergun e rremë, faktikisht, mbuloi një skandal tjetër me biseda të incizuara telefonike – rasti me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Ky skandal dhjetëra ditë e lëkund publikun, pasi u shfaqën audio-incizime në të cilat dëgjohet se si Rashkovski, gjoja, kontrakton realizim për prokurim të sistemit për radar për M – NAV të cilin e ka fituar firma italiane “Leonardo”. Për rastin interesohet Komisioni për antikorrupsion që është duke e hetuar dhe kërkon përgjigje në çfarë vetie sekretari i përgjithshëm ka qenë i kyçur në procedurën e tenderit.

Vetëm, këto nuk janë incizimet e vetme prej bisedave telefonike të cilat janë publikuar në opinion, pasi në shkurt të vitit 2015 shpërtheu afera me përgjimin. Zaev atëherë në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se në periudhën 2008-2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar mbi 20.000 qytetarët, duke publikuar audio-incizime si prova. Pas formimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), opozita e atëhershme (LSDM) ia dorëzoi dosjet me bisedat e përgjuara, ndërsa u ndalua publikimi i tyre i mëtejmë me Ligjin për mbrojtje të privatësisë.

Dënime me burg për publikim të audio-incizimeve me të cilat cenohet privatësia
Ligji për mbrojtje të privatësisë. (2015-2016) ndalon posedim, përpunim, shpallje publike dhe menaxhim në çfarë do mënyre me materiale që rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve që është bërë në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, duke përfshirë edhe shfrytëzimin dhe menaxhimin e tyre në proces zgjedhor, procedura politika dhe qëllime tjera. Gjithashtu, Ligji parasheh edhe dënime me burg për “personi që do të publikojë biseda të përgjuara apo të incizuar me ton ose pjesë të tyre apo transkriptet e tyre, me të cilat bëhet shkelje e privatësisë në jetën personale dhe familjare”, si dhe për “personin i cili do të mundësojë person të pakualifikuar të informohet me bisedë apo deklaratë që është e përgjuar apo me ton të incizuar”

Prapë se prapë përkundër kufizimeve ligjore, në periudhën e kaluar, vazhdimisht janë lëshuar biseda të reja dhe të përgjuara – “bomba”, me emra të kodifikuara ndër më të ndryshmet (“El Çeka”, “Nikolla Teslla”, “Ilija Gromovnik”…)

LEXO: ‘Bombë’ e re nga ‘El Çeka’, bisedë për rastin “Monstra”, thuhet se s’ka shenja, s’dihet kush e ka kryer vrasjen

Gjatë vitit 2016 nëpërmjet rrjeteve sociale janë publikuar incizime nga bisedat telefonike të funksionarëve të BDI-së, për të cilët publikuesi anonim ka përmendur që janë të Ali Ahmetit, Musa Xhaferit dhe Ermira Mehmeti. Mehmeti, në anën tjetër, deklarohet që bisedat nuk janë autentike dhe se në incizimet nuk është zëri i saj.

LEXO: “Bomba” e 38-të: Fytyra e vërtetë e BDI-së (VIDEO)

Siç kanë shkruar mediat, paraprakisht incizime të këtilla nga bisedat telefonike, publikonte “i akuzuari në rastin “Spiun”, gazetari Zoran Bozhinovski, ndërsa skedarë me materiale të përgjuara janë gjetur edhe në kompjuterin e Zahir Beqiri Çaush si dhe në usb dhe hard diska të mbajtura në shtëpinë e tij në skedar të titulluar –ZAEV-SDSM”.

Në prill të këtij viti (2019) gjatë zgjedhjeve presidenciale në rrjetin social rus “VKontakte” nga përdorues me pseudonimin “Ilija Gromovnik”, janë publikuar biseda të përgjuara të funksionarëve të mëparshëm dhe aktual, analist dhe përfaqësues të firmave publike.

Në maj të vitit 2019 është publikuar audio incizim në rrjetin social rus kontakte në të cilin dëgjohet deputeti duke porositur një “gjysmë” diçka. Ai që e ka publikuar incizimin pohon që bëhet fjalë për drogë, ndërsa sipas Bogoevskit ai ka porositur vaj kanabisi për kushëri të afërt. Në qershor Bogoevski zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga funksioni deputet.

Muajin e njëjtë në Fejsbuk nga profili i titulluar si “El Çeka” janë publikuar gjashtë biseda të përgjuara, pesë në gjuhë shqipe, për të cilat në përshkrimin është shkruar se flasin politikanët e BDI-së: Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Bekir Asani. Një nga bisedat është në gjuhë maqedonase, ndërsa publikuesi pohon që është ndërmjet ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Publiku, për momentin nuk ka informatë prej nga burojnë të gjitha këto biseda telefonike.

Sipas Fejsbuk statusit të nënkryetares së Kuvendit, Frosina Remenski sfidat më të mëdha të të gjitha shërbimeve për sigurim-zbulim është ballafaqimi me format jo konvencionale të rrezikimit të sigurisë nacionale dhe interesave strategjike, nëpërmjet përdorimit të veglave të luftës speciale (informatike), të njohura si kanosje hibride.

Kanosjet hibride (kombinim i veprimeve legale dhe ilegale me qëllim) t’i përdorin individ, grupe, lëvizje, parti politike, qeveri dhe shërbime zbulimi, për shkak të realizimit të qëllimeve të tyre dhe interesave apo për pengim të interesave të vendeve në të cilat plasohen produktet e rreziqeve hibride. Incizimi aktual i ashtuquajtur “prankerë” është shembull klasik i veglës hibride. Legaliteti i kësaj vegle hibride është vetëm e drejta për komunikim. Ilegaliteti i këtij rreziku hibrid është prezantimi i rremë, përdorimi i agjentëve provokatorë nën velën e “prankerëve” dhe mbulim i paligjshmërisë dhe keqpërdorimit të mediave të të ashtuquajturve prankerë nën velën e lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave si vlerë demokratike – shkruan Remenski.

Profesori Jove Kekenovski thotë që rregullorja ekzistuese ligjore nuk jep garanci të mjaftueshme dhe serioze për mbrojtje nga incizimi joligjor, përgjim dhe publikim të bisedave telefonike. Në deklaratën për “Meta”, ai thekson që “me pushtet dhe opozitë të këtillë, jurisprudenca dhe policia s’do të ketë efekt çfarë do rregullore të miratoni”.

Sipas tij, problemi ka më shumë shtresa.

Fillimisht, askush nuk i beson askujt, është humbur besimi në institucionet. Ndarja në vet institucionet dhe polarizimi ndërmjet partive është ende i madh. Nuk është zgjidhur dhe nuk ka asnjë epilog me bisedat e incizuara paraprake, ndërsa në lidhje me bisedat e reja të incizuara fshehurazi institucionet janë inferiore. Në këtë kontekst nuk guxon të anashkalohet fakti që në mungesë të sistemit efikas të mbrojtjes nga përgjimi i paligjshëm dhe publikimi i bisedave, si dhe rregullore efektive dhe e fortë ligjore me dënime drakonike, shërbimet e huaja kanë gjetur teren të frytshëm dhe “katund pa qen” dhe për fat të keq varësisht prej interesave të tyre bëjnë tregti me bisedat e incizuara me partitë politike dhe politikanët – thotë Kekenovski.

Ai thotë që nuk guxon të anashkalohen as “thashethemet nga e kaluara që partitë e mëdha politike dhe biznesmenë të caktuar posedojnë aparaturë ilegale për përgjim dhe kanë vendosur sistem paralel ilegal për përgjim”.

Drejtoresha ekzekutive e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Natali Petrovska, konsideron që themeli bazik për ekzistim të garancive për mbrojtje nga përgjimi i paligjshëm është plotësuar, duke pasur parasysh faktin që edhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Kodi penal sigurojnë mbrojtje të privatësisë së qytetarit.

Kodi penal i RMV në nenin 152 detajisht e rregullon mundësinë për incizim dhe publikim të incizimeve si veprim kundërligjor, ashtu që i njëjti parashikon që bëhet fjalë për veprim që përbëhet nga krijimi i paautorizuar i incizimeve me fotografi, film ose video të personit tjetër ose të hapësirave të tij personale pa pajtim të tij, duke e shkelur privatësinë e tij, si dhe personi i cili incizimet e tilla drejtpërsëdrejti do t’ia transmeton personit të tretë ose do t’i tregojë apo në mënyrë tjetër mundëson për ato të informohet person tjetër. Për këtë vepër penale është paraparë dënim me burg, varësisht nga vetia e kryerësit të veprës, ashtu që i njëjti dallon nga dënim me para deri në dënim me burg deri në 3 vite – përmend Petrovska në deklaratën për “Meta”.

Gjatë kësaj ajo shton që vet inkriminimi i kësaj vepre, si dhe fakti që ligjet procedurale, në anën tjetër krijojnë edhe siguri shtesë kur bëhet fjalë për prova materiale të siguruara në këtë mënyrë – nëpërmjet incizimit joligjor, me atë që në masë të madhe e limitojnë vlerën e tyre për përdorim si prova, sugjeron në mbrojtjen me më shumë shtresa, përkatësisht “pengesa” për aplikim të materialeve të incizuara në mënyrë të paligjshme në më shumë nivele.

Petrovska sugjeron se “të vetmin kufizim të kësaj të drejte të mbrojtjes së privatësisë e hasim në rastet kur shteti në mënyrë legjitime nëpërmjet organeve të veta dhe e leje të veçantë (Masa të Veçanta Hetimore – MVH), të paraparë në Ligjin për procedurë penale, si dhe në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, do të ketë mundësuar grumbullimin e këtij lloji të provave përkatësisht materialeve.

Në anën tjetër, Petrovska përmend që edhe përkrah mbrojtjes së paraparë, në periudhën e fundit jemi dëshmitarë të trendit në rritje të bisedave të incizuara në mënyrë të paligjshme më së shpeshti të funksionarëve shtetëror, të cilët shumë shpesh përfundojnë në “tregun e zi” apo shpërndahen dhe bëhen të arritshme për publikun në kanale të cilat nuk kanë origjinë burimore dhe nuk janë të regjistruara në RMV me qëllim të stimulohet destabilitet eventual politik apo procese politike që mund të ndikojnë në rrjedhat shoqërore në shtet.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button