„Komikët“ që mashtruan Zaevin nuk e kanë problem të jenë “armë të Kremlinit”

Kryeministri Zoran Zaev dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si të vërtetë: 

… Jam i obliguar të them se edhe unë kam qenë pjesë e atyre të cilët në vitet e kaluara janë mashtruar shumë mirë prej strukturave të organizuara. Ato struktura që nxjerrin fitime prej formave të reja, mjeteve dhe taktikave për diskreditim mediatik dhe ndikim mediatik, shpesh të drejtuara kundër personave dhe vendeve aspirata euro-atlantike. Ky është një prej tentimeve për dëmtim të drejtpërdrejtë të interesave tonë strategjike për të ndërprerë procesin e anëtarësimit tonë në NATO. Këto janë struktura të mira për zgjerimin e ndikimit në interes të palëve të treta…

[Burimi: Qeveria/Qendra për media – konferenca për shtyp e Z. Zaev  (prej minutës së 19) – data: 09.07.2019]

 

ARSYETIM:

Pretendimi i kryeministrit Zoran Zaev e bisedat telefonike të paligjshme me të janë kryer nga strukturat mirë të organizuara, të cilat edhe në të kaluarën kanë shfrytëzuar taktika për diskreditim mediatik, më së shpeshti drejtuar kundër personave dhe vendeve me aspirata euro-atlantike, në favor të palëve të treta, e vlerësojmë si të vërtetë. 

Edhe pse Zaev nuk ka shpjegim për pretendimin e tij, faktet gjenden në hapësira mediatike në Rusi, vendi amë i dy mashtruesve të cilët kanë biseduar me Zaev, duke u paraqitur si ish presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens  Stollenberg. 

Gazeta e pavarur ruse “Maskou  Tajms” (The Moscow Times) që në mars të vitit 2016 publikoi histori për dy “komikët”, me titullin simptomatik: “Të lumtur të jenë armë: Dy komikë rus shënojnë kundërshtarët e Kremlinit. 

Në tekst, gazeta i përshkruan të dy si avokati 30 vjeçar (Vlladimir Kuznjecov) dhe ekonomisti 28 vjeçar (Aleksej Stollarov), të cilët kanë filluar me paraqitjen e rrejshme në telefon që para 10 viteve, por këtë e kanë bërë brenda Rusisë në botën e show-bizit, duke i lajmëruar yjet e njohura ruse të të gjithë fushave. Kuznjecov herë pas here ka marr punë nga tabloidët rusë që të publikoi bisedat e tij.

Të dy janë bashkuar në vitin 2014, duke vërtetuar se menjëherë janë drejtuar ka bota e politikës. Në atë kohë kur është punuar qëndrimi, të dytë për “Moskou tajms” kanë theksuar se në listën e tyre janë katër presidentë të shteteve. Poroshenkon e Ukrainës, Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Molldavisë, Nikollae Timofti dhe presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko. Që të mos ketë konfuzione se përse Lukashenko, mashtrimi ka qenë në atë se ai ka qenë i bindur se bisedon me birin e ish kryetarit të Ukrainës Viktor Janzkoviç, me çka është pajtuar që t’i jep azil.

Të dytë, të njohur me pseudonimet Vovan (Kuznjecov) dhe Leksus (Stolljarov), i kanë demantuar pretendimet tashmë të shpërndara në opinionin se punojnë për Kremlinin, duke theksuar se vlerësojnë presidentin rus, “do të dëshironin që një ditë të takohen me të” dhe se “nuk duan të jenë armë kundër armiqve të Rusisë”. Por, a ndjehen mirë ato që të jenë armë e Kremlinit, i pyet autorja e tekstit.

„Përse jo, nëse është të njëjtën vijë me atë që ne ndjejmë“ – është përgjigjur Kuznjecov.

Edhe mediumet e tjera ruse, një muaj më vonë, në prill të vitit 2016, “Rasha Bijond”, “(The Russia Beyond) publikon bisedën me dy “mashtruesit”, me titullin: Obama ki kujdes: Cili në vazhdim është në listën e komikëve rus?

Duke sqaruar se paraqitjet e tyre të rrejshme telefonike janë më tepër se shaka, portali rrëfen se në një rast janë lajmëruar si persona zyrtar të Ukrainës dhe kanë biseduar edhe me udhëheqësit e Tatarit, të cilët organizuan bllokimin e gadishullit gjatë kohës së konfliktit, me çka i kanë incizuar të gjithë bisedat dhe ia kanë dhënë prokurorit rus në Krime.

Shakaja politike e Vovan dhe Leksus pa dyshim se është shfrytëzuar nga Kremlini: viktimat e tyre zakonisht janë individ në konflikt me Rusin. Si do që të jetë, Kuznjecov dhe Stollariv nënvizojnë se ato janë vetëm patriot të cilët i mbështetin politikat e Putin, por nuk punojnë për Qeverinë dhe detajet për kontakt me viktimat e tyre të famshme i gjejnë përmes “miqve” – shkruan “Russian Beyond”

E tërë historia e mashtrimeve të tyre, nëse përmes bisedave të thjeshta telefonike ose përmes aplikacioneve për komunikim, tregon se të shënuar kanë qenë personat që kanë qenë dhe janë në konflikt me Rusinë ose në interes “të palëve të treta”, siç deklaroi Zaev.

Për shkak argumenteve të paraqitura më lartë, deklaratën e Zaev e vlerësojmë si të vërtetë, pa marr parasysh arsyen e lëshimit, është viktimë e një grupi mirë të organizuar i cili nuk e bën këtë për argëtim ose për shaka.

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski 

Burimi:VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button