Zaev në takimin me Plomp: Tani do të përkushtohemi në rritjen e pagave dhe pensioneve

Zoran Zaev, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) është takuar me Vilem Vater Plomp, ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në RMV, pak para përfundimit të mandatit të tij si ambasador.

Në takim është konstatuar se shteti ynë shënon progres serioz në dy vitet e fundit, duke theksuar transparencën për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme politike, siç është Marrëveshja historike e Prespës, si dhe në pjesën e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Tani jemi të drejtuar ndaj përfitimeve nga procesi integrues në NATO dhe hapat drejt BE-së t’i ndjejnë qytetarët si përfitim ekonomik. Në periudhën e ardhshme do të përkushtohemi për rritje të re të pagave dhe pensioneve, si dhe mbështetje më të madhe për investuesit dhe ndërmarrjet, që të kontribuojmë ndaj rritjes ekonomike në shtet”, ka theksuar kryeministri Zaev.

Është biseduar edhe për rëndësinë dhe për hapat që po ndërmerren për implementimin e reformave në gjyqësi. Siç qëndron në kumtesë, në takim është theksuar edhe roli i rëndësishëm i PSP-së në luftën kundër korrupsionit. Në këtë rast është theksuar nevoja për përkushtim të mëtejshëm lidhur me këtë çështje edhe në të ardhmen.

Kryeministri Zaev ka informuar se përcaktimi i Qeverisë për bashkëpunim me opozitën për të gjitha çështjet e rëndësishme është me interes shtetëror.

Në takim bashkërisht është konfirmuar partneriteti dhe miqësia e madhe midis të dyja shteteve, që, siç është konstatuar, ka hapësirë të madhe të hapur të vazhdojë të shënohet progres në planin dypalësh dhe ekonomik.

Është shprehur edhe falënderim të dyanshëm për bashkëpunimin e shkëlqyer në katër vitet e kaluara.

Kryetari i Qeverisë, Zaev ka shfaqur respekt ndaj përpjekjeve personale të ambasadorit të Holandës Plomp dhe kontributin e tij në nivel parimor, në të gjitha proceset e rëndësishme shoqërore politike, demokratike dhe ndryshimeve pozitive për vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button