Osmani-Mariçiq: Procesi i negociatave është i ndërlikuar, por me gjithë forcat do të përgatitemi

Bujar Osmani, zv.kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), së bashku me Bojan Mariçinqin, këshilltar i kryeministrit të RMV-së, sot në pres-qendrën e qeverisë raportuan për vendimin e qeverisë për të miratuar në tërësi kornizën ligjore për formimin e strukturës negociuese, njofton Portalb.mk.

Ky raportim vjen një ditë pasi qeveria miratoi këtë vendim në seancën e saj të 143-të. Të dy prezantuesit luajnë rol të rëndësishëm në negociatat për vendin tonë. Derisa Osmani është negociatori kryesor politik dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata, Mariçiqi është negociatori kryesor teknik dhe këshilltari special i kryeministrit të Qeverisë për integrime euroatlantike.

Osmani theksoi se gjithë forcat e vendit në këtë periudhë janë përqendruar në eurointegrime, duke u përgatitur që deri në fund të vitit të fillojmë me negociatat.

“Në tetor presim realizimin e vendimeve të Këshillit të BE-së, dhe pikërisht për këtë arsye, në periudhën e ardhshme, të gjitha forcat  synojnë  përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani.

Për këtë qëllim, sipas tij janë formuar këto organe:

-Komiteti për skrining procesin dhe negociata, të cilin e udhëheq Zoran Zaev

-Delegacioni shtetëror për procesin skriningut dhe negociatave, të cilin do ta udhëheq Bujar Osmani,

-Zyra e shefit negociues teknik, të cilën do ta udhëheq Bojan Mariçiq.

Ky i fundit, sot në raportimin para mediave, paralajmëroi se procesi negociues është proces jo i lehtë.

“Procesi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është një proces i ndërlikuar i transformimit të përgjithshëm të shoqërisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve”, deklaron Mariçiq.

LEXO: Vendimi për Maqedoninë e Veriut: BE do t’i kthehet çështjes së negociatave në tetor
LEXO: Maqedonia e Veriut: Data e negociatave me BE-në, e varur nga sundimi i ligjit
LEXO: Kemi kapacitete për bisedimet me BE-në, thonë nga Qeveria, edhe ministri u ankua për kualitetin
LEXO: Zaev: Sipas përvojave të deritanishme, bisedimet me BE-në do t’i mbaronin në vitin 2025
LEXO: Qeveria e RMV-së e shqetësuar se nuk ka kapacite dhe resurse për bisedimet me BE-në, Mançevski kërkon ndihmë
LEXO: Reformat në Administratë, këto janë problemet që duhet t’i zgjidh Maqedonia për t’i filluar bisedimet me BE-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button