Anija nga Katari nis promovimin e Botërorit 2022, destinacion edhe Shqipëria

Anija e famshme me vela “Fath al Kheir”, e cila do të shëtisë brigjet e Mesdheut dhe Afrikës gjatë dy viteve për të promovuar përvojën detare të Katarit dhe Kupën e Botës 2022 në futboll që do të mbahet në këtë vend, ka arritur në Stamboll si stacioni i parë gjatë këtij udhëtimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të udhëtimit, i cili këtë vit organizohet për herë të katërt nga Fondacioni Kulturor i Katarit, anija do të ankorohet dhe do të jetë skenë e aktiviteteve kulturore në brigjet e Greqisë, Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Francës dhe Spanjës përgjatë dy viteve të ardhshme, me qëllim për të promovuar trashëgiminë detare të vendit dhe Kupën e Botës.

Pas Spanjës, anija do të kalojë në Marok, Algjeri dhe Tunizi, ku përveç promovimit të kampionatit në futboll të vitit 2022, ekuipazhi do të ofrojë trajnime të lundrimit tradicional për të rinjtë në vendet ku do të ankorohet.

Mansur bin Abdullah al Suleytin, konsulli gjeneral i Katarit në Stamboll, në një intervistë për AA tha se përzgjedhja e Stambollit si ndalesë e parë e anijes ka për qëllim “forcimin e lidhjeve kulturore midis dy vendeve”, duke theksuar se raportet Katar-Turqi janë të fuqishme dhe strategjike.

“Anija me vela niset me sloganin ‘Fath al Kheir’ dhe pas Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Koracisë, do të kalojë në Itali”, tha Suleytin, duke theksuar se anija tërheq interesim në veçanti për shkak të ndërtimit të saj me materiale natyrore tradicionale.

“Kampionati Botëror i FIFA-s 2022 nuk do të përfaqësojë vetëm Katarin, por të gjitha vendet arabe. Përgatitjet vazhdojnë me shpejtësi të plotë. Ndërtimi i shumë qendrave tashmë ka përfunduar, ndërsa të tjerat do të përfundojnë në periudhën në vijim. Ne duam që kombëtarja e Turqisë të jetë pjesë e Botërorit. Nëse kjo realizohet, populli i Katarit do të jetë shumë i lumtur”, shtoi diplomati nga Katari.

Anija me vela sonte në orën 20:00 sipas kohës lokale do të lëvizë nga Stambolli për të vazhduar turneun dyvjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button