Antikorrupsioni: Vangellovski dhe gjykatësit suprem të propozuar për shkarkim, nuk mund të vendosin për vetveten

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe tetë gjykatës tjerë nga Gjykata Supreme, për të cilët ka procedurë për shkarkim në Këshillim Gjyqësor nuk munden të vendosin për iniciativat e dy avokatëve nëse do të duhet të zbatohet ligji i ri për Gjykata nga ana e Këshillit Gjyqësor për procedurat tanimë të filluara, thuhet në shkresën e Antikorrupsionit të dërguar në Gjykatën Supreme, njofton Portalb.mk.

Nga Antikorrupsioni thonë se nëse gjykatësit suprem, kundër të cilëve janë hapur procedura për shkarkim nuk veprojnë në pajtueshmëri me Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit do të hapet procedurë përkatëse për përgjegjësi dhe do t’u shqiptohen masa përkatëse.

Reagimi i Antikorrupsionit vjen pasi që dy avokatë nga Shkupi, kërkuan nga Gjykata Supreme që në seancë të përgjithshme të miratojë vendim sipas të cilit, gjykatësit që janë propozuar për shkarkim, në mesin e të cilëve është edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, të miratojë vendim më të lehtë.

Avokatët kanë sugjeruar që, për gjyqtarët e propozuar për shkarkim, të zbatohet Ligji i ri për gjykatat, i miratuar në vitin 2019. Ligji i ri për gjykatat është më i butë se i vjetri, sepse i jep mundësi që gjykatësi edhe në rast të shkeljes së rëndë disiplinore të mund të mos shkarkohet nga detyra. Në ligjin e vjetër, nëse për ndonjë gjyqtar parashtrohej iniciativë për shkarkim dhe nëse ajo vendosej në rend të ditës, ekziston vetëm opsioni i dënimit më të rëndë.

Kryetari Jovo Vangellovski është një nga gjyqtarët ndaj të cilëve ka procedurë për shkarkim, për procedurën e lirimit nga paraburgimi i biznesmenit të arratisur, Sead Koçan në maj 2017. Ai, në bazë të ligjeve, nuk do të guxojë të udhëheqë seancën me këtë pikë në rendin e ditës, ku është personalisht i prekur. Për çështjen Koçanit, ka procedura për shkarkim kundër Vangellovskit dhe dy gjyqtarëve tjerë po ashtu suprem, të cilët ishin pjesë e Këshillit Penal pesë anëtarësh, të cilët edhe pse s’ka pas asnjë bazë ligjore dhe qëndrim parimor nga Gjykata Supreme, megjithatë, kanë votuar për heqjen e paraburgimit për Koçanin.

Grupi tjetër përbëhet nga pesë gjyqtarë të tjerë, të propozuar për shkarkim për arratisjen e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkoskit, të pandehur në “Fortesa-Targeti”. Procedurë po zhvillohet edhe për dy gjyqtarë të tjerë të lartë, të cilët në Këshillin Gjyqësor i ka paraqitur Vangellovski.

Për asnjërin nga këta 9 gjyqtarë, procedurat nuk kanë përfunduar, ndërsa tani ata do të duhet të vendosin për ose kundër interesit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button