Dëshmitarë të bisedave me Poroshenkon e rrejshëm edhe këshilltarët, s’do të ketë përgjegjësi për shërbimet

Kryeministri i mashtruar Zoran Zaev thotë se ai kurrë ka qenë vetë në bisedime të nivelit shtetërore për të cilat gjithmonë bëhen edhe procesverbale. Në kabinet me të, sipas Zaev, janë gjithmonë ose Dane Taleski ose Bojan Mariçiq të cilët e këshillojnë për politikën e jashtme, përkatësisht për integrimet evropiane. Në vijim, lexoni përgjigjen e kryeministrit për gazetarin IRL lidhur me mënyrën si duket dialogu telefonik i kryeministrit me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe për atë se kush kujdeset për protokollin dhe kontrollet e sigurisë, transmeton Portalb.mk.

IRL pyeti se si ia kishin dalë ata të lidheshin me kryeministrin, rrjedhimisht edhe cili është protokolli të cilit i përmbahen kur bisedojnë me politikanë të rangut të lartë. Për shembull, e dhamë rastin e Boris Xhonson, të cilin Zaevi vetë e përmendi në fjalimin e tij, ku brenda 15 minutave të para e zbulojnë se nga ana tjetër e telefonit dikush po manipulon dhe e ndërpresin bisedën. Në rastin e Zoran Zaevit, bëhet fjalë për bisedë që ka zgjatur 60 minuta ose tre biseda prej 20 minutash, dhe as ai dhe as ndonjë nga këshilltarët e tij nuk e kanë vënë re mashtrimin.

Zaev rreth kësaj u përgjigje se shpesh praktikon komunikim të drejtpërdrejtë me politikanët përmes disa prej aplikacioneve mobile si WhatsApp dhe njëkohësisht duhet të ketë edhe perceptim për koston e bisedave me vendet e huaja.

“Protokolli nuk është që bisedat të regjistrohen, ose të ketë një person tjetër në linjë gjatë këtyre bisedave. Zakonisht, këshilltari im ulet pranë meje dhe bën procesverbal të bisedës, ndërsa unë bisedoj. Natyrisht, edhe unë si shumë politikanë të tjerë praktikojmë edhe komunikim të drejtpërdrejtë, që zhvillohet në WhatsApp, në telefon të rregullt ose në ndonjë nga aplikacionet tjera që përdoren. Varësisht se ku gjendeni dhe kemi perceptim për të kursimit kur flisni jashtë vendit”, thotë Zaev.

Ai tha se nuk do të kërkojë përgjegjësi nga shërbimet pavarësisht nga lëshimi.

“Biseda e parë është këtu në zyrë, jam në punë, është kërkuar nga presidenti Poroshenko, kinse presidenti Poroshenko, të bie në kontakt me mua dhe unë jap një afat midis takimeve. Ndërkohë që flas, në zyrën time është një nëpunës, më së shpeshti është këshilltari i politikës së jashtme Dane Talevski, ose nëse bëhet fjalë për politika evropiane, mund të ndodhë të jetë Bojan Mariçiq ose disa nga këshilltarët tjerë. Ata mbajnë procesverbal, së pari për ta lënë në arkivin e shtetit, së dyti për të njoftuar mediat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button