“Makpetroli” e fitoi tenderin për naftën e gjelbër, pagesa ndaj bujqve në fund të muajit

Kompani “Makpetrol” është zgjedhur si operator ekonomik për furnizim me naftën e gjelbër për bujqit. Edhe përskaj asaj se 7 kompani e kanë tërhequr dokumentacionin e aplikimit, te Agjencia për Financim dhe Përkrahje të Bujqësisë, nëpërmjet sistemit elektronik është dorëzuar vetëm një ofertë, transmeton Portalb.mk.

Tenderi arrin vlerën prej 3.25 milionë euro, ndërkaq kartelat e para pagesore do të shpërndahen deri te bujqit në fund të këtij muaji. Ato do të jenë personale dhe do të shpërndahen nëpërmjet njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas bujqve, pagesa është shumë e vonshme, sepse sezoni veç më është ka fundi.

Kjo masë hyri në fuqi pasi që para dy vjetësh bujqit alarmuan se kanë shpenzime të mëdha, dhe se kjo masë megjithëse u kërkua të hyjë në fuqi që atëherë, ajo u miratua tash.

Në Programin e partisë qeverisëse, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) qe theksuar se shpenzimet për lëndë djegëse do të ulen deri 50 për qind, tash thuhet se ulja do të jetë 30 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button