Përfundoi Samiti në Sarajevë: Deklaratë për integrim të përbashkët rajonal në BE dhe takime bilaterale (FOTO)

Në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës ka përfunduar Samiti dyditor i ashtuquajtur Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Shtetet pjesëmarrëse kanë nënshkruar Deklaratë për integrim të përbashkët të rajonit në Bashkimin Evropian (BE) dhe kryesimi njëvjetor i BeH-së me Samitin e SEECP-së, transmeton Portalb.mk.

Deklarata e thekson nevojën për mbajtjen dhe zmadhim të stimujve për zgjerim dhe angazhim të vazhdueshëm për reforma, fuqizim i bashkëpunimit rajonal dhe sigurim i zhvillimit të raporteve të mira ndërfqinjësore.

Krerët shtetërorë pjesëmarrës kanë ardhur në përfundim se bashkëpunimi me institucionet evropiane do t’i përshpejtojë ndryshimet në rajon.

Sipas kryesuesit të SEECP-së, Milorad Dodik, Samiti ka qenë i suksesshëm.

“Kemi pasur diskutime për çështje të rëndësishme për bashkëpunimin e tërësishëm rajonal dhe e kemi miratuar Deklaratën për procesin e integrimit evropiane. Rritja e sigurisë, zhvillimi ekonomik, migrimi, digjitalizimi dhe çfarë në të ardhmen mund të jetë lëndë e bashkëpunimit, është diskutuar”, tha Dodiki.

Nga ana tjetër, në kuadër të Samitit janë mbajtur edhe takime bilateralesh mes presidentëve pjesëmarrës.

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Në takim është shprehur kënaqësia nga partneriteti i fuqishëm ndërmjet dy shteteve, dhe një trend pozitiv për zhvillim të raporteve bilaterale, si në plan politik, por edhe ekonomik. Shkëmbimi tregtar është në rritje të vazhdueshme, dhe në vitin 2018 ajo arriti vlerën 505 milionë denarë, por, dy kryetarët potencuan, bashkëpunimi ekonomik mund të rritet edhe më shumë, në interes të qytetarëve të të dy shteteve”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit.

Takimi Pendarovski - Erdogan
Takimi Pendarovski – Erdogan

Pendarovski duket se është takuar edhe me krerët tjerë.

LEXO:
Sigurisht, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë deklarata e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i cili kërkoi nga BE-ja që të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Vendimet që Bashkimi Evropian do të marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e të gjithë rajonit. Nëse BE i zhvillon këto procese në kundërshtim me zotimet e saj, kjo do të dëmtonte jo vetëm paqen dhe stabilitetin e rajonit, por edhe kredibilitetin e saj”, ka thënë Erdogan.

Samiti vitin e ardhshëm do të mbahet në Kosovë, shtet ky që nuk ishte i pranishëm në këtë edicion të Samitit, për siç tha presidenti i saj Hashim Thaçi, “për shkak të thirrjes denigruese”.

“Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse”, tha Thaçi.

Megjithëse Qeveria e Shqipërisë me ministrin Gent Cakaj e refuzoi pjesëmarrjen në këtë Samit si shenjë solidarizimi me Kosovën, ajo u përfaqësua me presidentin Ilir Meta. Kjo u kuptua nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Tuiter.

“Koha e duhur, që jo vetëm??, që duhet të kishte bërë gjithë përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e??në SEECP, por&çdo vend tjt të bëjë përpara në drejtim të njohjes+pranimit të këtij realiteti. ??është shtet i #pavarur+#sovran. Të trajtohet me #respekt nga fqinjët e saj. 2/2”, ka shkruar Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button