Gjykata solli vendim, pas 50 vjetësh do të rinovohet Xhamia e Husamedin pashës në Shtip

Enti për mbrojtjen e monumenteve dhe Muzeu në Shtip kanë përpiluar projekt për rinovim të plotë të kishës Shën Ilija, e njohur edhe si Xhamia e Husamedin pashës. Projekti ka pasuar pas hulumtimeve disamujore mbi statikën e objektit, fortësinë e themeleve dhe të shkallës së ruinimit të të njëjtit, për shkak se ky objekt fetar më shumë se gjysmë shekulli nuk është restauruar, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Ekipet tona profesionale dhe ekspertët nga firmat relevante e konstatuan gjendjen e përgjithshme të objektit që është në rënie. Tash jemi në fazë të prezantimit të projektit pranë institucioneve kompetente dhe donatorëve ndërkombëtar për marrje të mjeteve për rinovim të plotë. Qëllimi është objekti i rinovuar të jetë i shndërruar në galeri dhe përfundimit të futet në njëfarë funksioni, për shkak se me vite ka pasur dry në derën”, thotë drejtori i Muzeut në Shtip, Mitko Shterjov.

Xhamia e Hysamedin Pashës në Shtip
Xhamia e Husamedin pashës në Shtip

Ai konsideron që deri më tani asgjë nuk është bërë, për shkak se ka pasur kontest në lidhje me atë se kujt i përket objekti: a i përket Bashkësisë Fetare Islame për shkak se është Xhamia e Husamedin pashës apo KKM-së për shkak xhamia është ndërtuar në shekullin 17 në vendin e objektit fetar krishter. Atë e konfirmojnë edhe nga eparkia e Bregallnicës.

Kisha Shën Ilija daton prej shekullit 4, ndërsa ka qenë e rënuar kur në Shtip ka ardhur Husamedin pasha. Ai e ka ndërtuar xhaminë jo për popullin por për vete, për shkak se ka pasur vendndodhje të bukur në lartësi të qytetit dhe në e kanë parë ata të cilët kanë hyrë në Shtip. Sipas të dhënave tona edhe atë prej arkivave turke, atëherë kanë qenë të vrarë gjashtë priftërinj, ndërsa peshkopi ka qenë i dëbuar nga qyteti. Në bazë të të gjitha të dhënave, para disa muajve, Gjykata Supreme miratoi vendim përfundimtar se ky objekt fetar dhe vendit rreth atij i përkasin KKM-së. Ne menjëherë e kemi dhënë në menaxhim të përkohshëm të Muzeut në Shtip, me rekomandim të përgatitet projekt për rinovim të plotë të objektit dhe i njëjti të jetë në funksion të gjithë qytetarëve”, thonë nga zyra e eparkia e Bregallnicës.

Udhëheqësit e Entit për mbrojtje të monumenteve në Shtip janë të kënaqur që ideja për rinovim të objektit fetar dhe për riadaptimin e të njëjtit në galeri ka qenë e pranuar nga të dyja bashkësitë fetare në Shtip.

“Në kushte kur çështjet e kontestueshme janë tejkaluar dhe është miratuar vendim përfundimtar, do të përpiqeni t’i intensifikojmë aktivitetet tona. Objekti do të rinovohet në etapa dhe nuk do të humb asgjë nga gabariti ekzistues, as nga pamja e vet aktuale. Shpresoj që për projektin së shpejti do të sigurohet konstruksion financiar, si dhe për rregullimin e vet të brendshëm për të qenë galeri bashkëkohore. Për realizimin e këtij projekti do të nevojiten së paku 500.000 euro”, thotë Shterjov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button