Shkëndija si kampion i vërtet e nisi rrugëtimin drejt Evropës

Sot nga Talini i Estonisë, Shkëndija e Tetovës filloi suksesshëm rrugëtimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve 2019/20, njofton Portalb.mk.

Me një ndeshje pa dinamikë, ku Shkëndija ishte mysafir, ndeshja ndërmjet Nomme Kalju-Shkëndijës u përmbyll me rezultat 0-1.

Shkëndija në këtë ndeshje u paraqit me këtë formacion: Zahov; Murati, Bejtullai, Musliu, Mici; Alimi, Husmani; Ibraimi, Totre, Radeski dhe Besart Ibraimi në sulm.

Kampioni estonez u paraqit me këtë formacion: Londak; Markovich, Avilov, Ugge, Kulinits; Mbu Alidor, Subbotin; Paur, Kirss, Mashichev dhe Liliu në sulm.

Shkëndija pas disa rasteve në pjesën e dytë, duke veçuar një gjuajtje të lirë afër vijës së 16-metërshit në minutën e 67-të, ekipi arriti që të shënon më vonë në minutën 80-të nga penalltia përmes sulmuesit Agim Ibraimi.

Ndeshja kthyese do të luhet më 16 korrik në Shkup, duke filluar nga ora 17:00. Ekipi i cili do të kualifikohet, në xhiron e dytë do të përballet me ekipin i cili arrin të kualifikohet nga ndeshja Seltic-Sarajevo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button