MASH do të hap 3 qendra për hulumtime shkencore

Tre shkolla të tre rajoneve të ndryshme të vendit do të shndërrohen në Qendër rajonale për arsim profesional ku të rinjtë por edhe të rriturit do të mund të zhvillojnë hulumtime, transmeton Alsat-M.tv.

“Qendrat janë mundësi e rëndësishme për avancimin e cilësisë së arsimit në shkollat e mesme profesionale në rajone, gjithashtu edhe të arrihet të punëdhënësi si dhe të sigurohet se ato do të pranojnë nxënës të shkollave të mesme me aftësi që do tu përgjigjen nevojave të tyre”- deklaroi Xhulian Stenli, Fondacioni Evropian për trajnim.

Në këtë kuadër ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se trajnimi dhe specializimi profesional është e ardhmja e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

“Funksionimi i këtyre vet qendrave do të jetë në mbështetje prej mjeteve IPA 2. Tashmë në buxhetin për këtë vit është paraparë fillimi i procedurave dhe së shpejti do të duhet që të njëjtat edhe të vendosim”- tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button