fbpx

Kumanovë, banorët ankohen për deponi të egër në lagjen “Bajram Shabani” (FOTO)

Banorët ankohen se po krijohet deponi e egër në lagjen “Bajram Shabani” në Kumanovë. NPK nuk ka njohuri për gjendjen e saj. Inspektorati mbetet i pakapshëm, njofton Portalb.mk.

Në vendin pranë rrugës “Mlade Stojanoviç”, afër Televizionit “FESTA” në Kumanovë ka disa muaj që është krijuar një deponi e egër. Banorët e këtij rajoni për Portalb.mk, ankohen se mbeturinat e llojllojshme janë pengesë për to dhe pamje e keqe për qytetin.

Kumanovë, fotografi e bërë me datë 08.07.2019

“Në vend që ky vend t’u shërbejë qytetarëve, është lënë pas dore nga autoritetet komunale dhe është mbushur me mbeturina. Më e keqja është se këto mbeturina ndizen dhe tymi na zë frymën” thotë Ilir Ajrulli.

“Këto mbeturina shumë u pengojnë qytetarëve, autoriteteve të komunës nuk u intereson se u pengojnë qytetarëve, ata asnjëherë nuk e kanë pastruar këtë vend”, tha Rufat Murati.

Ky vend është lënë mbas dore, thotë Valdrin Miftari. 

“As nuk pastrohet e as nuk përdoret nga askush, nuk e kam idenë se çka është puna me këtë vend”, tha Valdrin Miftari. 

Kumanovë, fotografi e bërë me datë 08.07.2019

Vendi në fjalë është hapësirë publike andaj për pastrimin e tij është përgjegjës Ndërmarrja Publike “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë. Megjithatë, deri më tani ndërmarrja nuk ka marrë asnjë iniciativë për ta pastruar të njëjtin.

Nga kjo ndërmarrje, për Portalb.mk thonë se madje nuk e dinë se në çfarë gjendje është ky vend sepse, sipas tyre, nuk dihet nëse kanë ingerenca për ta pastruar atë. Ata drejtuan gishtin te Inspektorati komunal.

“Nuk jemi të informuar se në çfarë gjendje është deponia. Për të njëjtën duhet të dërgohet kërkesë nga qytetarët deri tek inspektorati i komunës për rrugë që të dalin në terren për të bërë vlerësimin e vendit se a duhet që të pastrohet i njëjti. Më pas ato të na lajmërojnë a duhet ta pastrojmë”, tha drejtoresha teknike e N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, Cvetanka Ivanovska.

Kumanovë, fotografi e bërë me datë 08.07.2019
Kumanovë, fotografi e bërë me datë 08.07.2019

Por, edhe pse disa herë kemi tentuar të kontaktojmë Inspektoratin komunal, askush nuk na ka dhënë përgjigje.

Sa për rikujtim, gjatë fushatës së tij elektorale, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, premtoi se në këtë vend do të ndërtohet një çerdhe për fëmijë, por ende nuk kemi parë iniciativë të tillë. Premtimin e tij e gjeni në platformën e tij zgjedhore.

Kumanovë, fotografi e bërë me datë 08.07.2019
Kumanovë, fotografi e bërë me datë 08.07.2019
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close