Një orë deri në fillimin e rrugëtimit evropian për Shkëndijën

Sot fillojnë ndeshjet e para kualifikuese për Ligën e Kampionëve 2019/2020, njofton Portalb.mk.

Pjesëmarrës në këto kualifikime do të jetë edhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija nga Tetova, e cila në ora 18:00 do të zhvillon ndeshjen e parë kundër kampionit estonez, Nomme Kalju. Ndeshja do të luhet në kryeqytetin Talin, në stadiumin “Kadrioru Stadion”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, prezent ishin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

“Shkëndija është e gatshme për lojën e nesërme dhe sigurisht presim rezultat sa më të mirë para ndeshjes së kthimit. Kemi analizuar mirë ekipin Nomme Kalju dhe mund të them se flasim për skuadër që dëshiron të luajë futboll. Insistojnë të luajnë me mesfushorin qendrorë që nis thuajse çdo aksion të tyre, ndërsa kanë shumë aktiv krahun e majtë. Gjithsesi ne kemi respekt për oponentin dhe kësaj ndeshje si gjithë tjerave i qasemi me seriozitet maksimal dhe fokusi ynë është vetëm te ky takim”, deklaroi Osmani.

“Ndeshjet në Evropë dallojnë nga ato kampionale, gjithmonë janë më të vështira. Mirëpo mendoj se kualiteti gjithmonë do të del në pah, eksperienca gjithashtu dhe më i rëndësishëm është motivi dhe qëllimi që kemi. Për ne rezultat pozitiv do të ishte të shënojmë gol dhe mos të pranojmë. Normal kemi dy ndeshje dhe sido që të shkojë ndeshja e nesërme, jam i bindur se fituesi i këtij dueli do të vendoset në Shkup”, u shpreh Alimi.

Shkëndija për herë të 8-të merr pjesë në Europë, prej të cilave kjo do të jetë hera e tretë në eliminatoret e UEFA Champions League (pas viteve 2011 dhe 2018). Kuqezinjtë tre vite rresht luajnë në Play Off të Europa League dhe kjo ecuri bën që në duelin me Nomme Kalju të shihemi si favorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button