Ohri ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e RMV-së për t’i plotësuar kërkesat e UNESKO-s

Komuna e Ohrit pret vendim politik nga qeveria qendrore për të filluar prishjen e ndërtimeve të paligjshme, që është një nga rekomandimet e UNESKO-s që rajoni të mos vendoset në listën e vendeve të rrezikuara të trashëgimisë botërore. Kryetari Konstantin Georgieski thotë që edhe nëse dëshiron Ohrit, nuk mund të përballen vetëm me këtë problem dhe u ankua se komuna ka vetëm një inspektor ndërtimi dhe një milion e gjysmë denarë për heqjen e objekteve të paligjshme, prandaj ka kërkuar ndihmë nga shteti, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“A mendoni se komuna është e aftë të merret me këtë problem? Me një inspektor ndërtimi dhe tender prej një milion e gjysmë denarë për heqjen e objekteve të paligjshme. Ohri nuk është vetëm i atyre që jetojnë në Ohër, Ohri është trashëgimi kulturore botërore dhe shteti duhet të kujdeset për të sjellë rend situatë, e cilat gjatë shumë viteve të kaluara ka dalë jashtë binareve”, tha Georgieski në konferencën e djeshme për shtyp pas kthimit nga sesioni 43 i Komiteti për trashëgimi botërore të UNESKO-s në Baku, Azerbajxhan.

Rrënimi i ndërtimeve të paligjshme është një nga 19 rekomandimet e UNESKO-s, kurse Komuna e Ohrit ka hartuar një regjistër me 409 ndërtesa të ndërtuara pa leje, por Georgieski tha se nga ky numër, sipas tij, vetëm nja dhjetë ndërtesa të mëdha duhet të rrënohen, ndërsa një pjesë e madhe e ndërtimeve tjera janë shkallë, gardhe dhe të ngjashme.

“UNESKO na kërkon të bëjmë një vlerësim të ndikimit mbi mjedisin të objekteve që janë në zonën e mbrojtur dhe t’i heqim ato. Mendoj se objekte të tilla s’ka më shumë dhjetë. Kur flasim për objekte, të mëdha”, tha Georgeski.

Ai njoftoi se që nga nesër Komuna e Ohrit do të fillojë me aktivitete për të përmbushur rekomandimin nr 18 e ky është rregullimi i trafikut në qytetin e vjetër të Ohrit. Për këtë qëllim, ai i ka ftuar banorët e Qytetit të vjetër në Sallën e madhe të komunës, nga ora 20:00, në takim në të cilin do të prezantohet modeli për rregullimin e trafikut. Më parë, komuna ka filluar heqjen e specieve pushtuese (palmat) dhe materiale nga qendra (bilbordet).

Rekomandimet tjera janë:

• Revidim i projektit të hekurudhës për në Republikën e Shqipërisë, autostradën Strugë-Qafëthanë, projekt që është 20 vjeç dhe nuk është fare subjekt i realizimit, ndërsa është shënuar si një nga vërejtjet e misionit reaktive në 2017. (Rekomandimi nr 1, 2 dhe 3)

• Braktisja e projektit për ekspres rrugën A3, Ohër – Shën Naum. (Rekomandimi nr. 4)

• Braktisje e përhershme e projektit për Ski qendrën Galiçica,  rekomandimi nr. 5.

• Miratim i një projektligji për moratorium të ndërtimeve në rajonin Ohër-Strugë. (Rekomandimi nr. 6)

• Miratim i planit për menaxhimin e trashëgimisë kulturore. (Rekomandimi nr. 7 dhe 8)

• Krijimi i ndërmarrjes publike Sistemi i kolektorit dhe konsolidim e modernizim të kolektorit. (Rekomandimi nr. 13).

• Hartim të elaboratit për vlerësim të ndikimit mbi mjedisin jetësor të Gjirit të eshtrave, që tregoi s’ka asnjë ndikim mbi mjedisin dhe kjo është pranuar nga organet këshilluese të UNESKO-s, IKOMOS dhe IUCN. (Rekomandimi 14).

• Për të përmirësuar menaxhimin e nivelit të Liqenit të Ohrit, ELEM ka paraparë 240,000 dollarë për krijimin e një sistemi rregullator elektronik të nivelit të liqenit. (Rekomandimi nr. 15).

• Rregullimi i trafikut në Qytetin e Vjetër të Ohrit. (Rekomandimi nr. 18).

• Hartimi i Regjistrit të objekteve të paligjshme. (Rekomandimi nr. 9).

• Qeveria, brenda 6 muajve, të hartojë Plan për menaxhim me trashëgimisë kulturore të rajonit Ohër-Strugë.

Ndërkohë Qeveria në seancën e 11 qershorit, para se delegacioni i RMV-së të nisej për në Baku, miratoi 14 angazhime, udhëzime dhe rekomandime për të përmbushur rekomandimet e UNESKO-s.

1. Ngarkohet Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ngritur një grup pune të përbërë nga persona nga të cilët udhëheqin me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, Ministria e punëve të jashtme Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ministrinë e kulturës – Drejtorinë për trashëgimi kulturore, Hekurudhat e Maqedonisë, ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, si dhe nga institucionet e tjera për nevojat e grupit të punës, i cili do të veprojë sipas vërejtjeve të UNESKO-s për analizë të rrugës alternative të hekurudhës përgjatë Korridorit 8 si dhe trasesë së autostradës A2 Trebenish-Strugë, në përputhje me gjetjet e Misionit Monitorues reaktiv dhe rekomandimet përkatëse të UNESKO-s jo më vonë se 15 janar 2020 .

2. Ngarkohet Ministria e transportit dhe lidhjes, në bashkëpunim me Parkun kombëtar Galiçica dhe komunat Ohër, Strugë dhe Debarcë të përgatitë inventar të objekteve pa leje në atë rajon dhe për të njëjtën ta informoj qeverinë më së vonë deri më 3 shtator, 2019.

3. Ngarkohet Ministria mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe ministria e kulturës për të hartuar një Propozim plan për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, i harmonizuar me Qendrën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s, dhe të dorëzohet në Qeveri për miratim, jo ​​më vonë se deri më 3 dhjetor 2019.

4. Ngarkohet Ministria e kulturës të autorizojë një ekspert i cili do të koordinojë hartimin e planit për menaxhim jo më vonë se në korrik 2019 dhe për të koordinuar procesin e hartimit të planit për menaxhim.

5. Ngarkohet Ministri i kulturës, çdo muaj, duke filluar nga shtatori 2019 për të paraqitur raport të shkurtër të progresit në përgatitjen e Planit deri te Qeveria Republikës së Maqedonisë së Veriut si pikë paraprake e seancës së Qeverisë.

6. Ngarkohet Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor që menjëherë të fillojë zbatimin e Rekomandimit 10 të Misionit monitorues reaktiv të UNESKO-s dhe t’i paraqesë Qeverisë propozim për zonën e kontaktit të të mirave jo më vonë se 3 dhjetor, 2019.

7. Udhëzohet Agjencia për kadastër të patundshmërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të filluar me përgatitjen e matjeve bazave kadastrale në pjesën qendrore të qytetit të vjetër në Ohër dhe zonës së saj të kontaktit, për të bërë harmonizimin e bazave me gjendjen reale në terren dhe për të hapur mundësi për hartim të planeve të detajuara urbanistike për 19 njësitë monumentale deri në tetor 2019 dhe për këtë ta informojë Qeverinë.

8. Ngarkohet Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, si përdorues kompetent i buxhetit, në bashkëpunim me NP sistemi i kolektorit, në buxhetin e ardhshëm të ndajë mjete adekuate për të filluar rehabilitimin e sistemit kolektor, ndërsa Ministria e financave për të siguruar ato mjete, duke përfshirë edhe fonde shtesë për matjen studimin e bazave kadastrale në qytetin e vjetër të Ohrit.

9. I rekomandohet komunës së Strugës t’iu përmbahet rekomandimeve të UNESKO-s që janë në kompetencat e saj dhe të realizojë gjetjet brenda periudhës së specifikuar nga inspektimet e koordinuara që i ka realizuar Këshilli inspektues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën mars-prill 2019, përgjatë brezit bregdetar të Liqenit të Ohrit dhe për këtë ta informojë Qeverinë.

10. Rekomandohet që Komuna e Ohrit të vazhdojë të përmbushë rekomandimet e UNESKO-s, me theks të veçantë në rekomandimet 7, 9, 18 dhe 19 të Misionit reaktiv të UNESKO-s dhe për këtë ta informojë Qeverinë.

11. Ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë që, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit, brenda një muaji të hartojë propozim për të përmirësuar përbërjen dhe funksionimin e Komisionit kombëtar për UNESKO, për të përmirësuar funksionimin e organit dhe komunikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me UNESKO.

12. Ngarkohet Zyra e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përpilojnë një listë të delegacionit që do të marrë pjesë në sesionin 43 të Komitetit për trashëgimi botërore në Baku, Azerbajxhan jo më vonë se 17 korrik 2019

13. Ngarkohen Zyra e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kabineti i zëvendëskryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike për të monitoruar zbatimin e konkluzioneve të këtij informacioni dhe jo më vonë se më 15 shtator, 2019 ta informojnë Qeverinë për progresin.

Autoritetet e Maqedonisë deri në shkurt të vitit 2020 duhet të dorëzojnë një raport për progres sipas rekomandimeve, ndërsa në sesionin e ardhshëm 44 të Komitetit të UNESKO-s për trashëgimisë botërore do të shqyrtohet progresi i plotë njëvjeçar i autoriteteve në zbatimin dhe heqjen e vërejtjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button