Maqedonia e Veriut patjetër duhet të zbatojë “Veting” për gjykatësit

Pas miratimit të ligjeve reformuese, Maqedonia e Veriut duhet që të zbatojë vlerësim apo veting për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim që gjykatat të pastrohen prej atyre që punojnë me ndikime politike dhe të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor. Kështu vlerësojnë eksperti juridik Naser Ziberi dhe kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut (IDNJ), Margarita Caca-Nikollovska, shkruan Portalb.mk.

Është e domosdoshme që gjykatat e Maqedonisë së Veriut duhet të pastrohen nga gjyqtarët që drejtësinë e ndajnë në mënyrë të varur dhe të anshme.

Naser Ziberi
Naser Ziberi

“Kuptohet që gjyqësori do të duhet të reformohet në tërësi. Kryeministri aktual pati premtuar se do të bëjë rizgjedhje të plotë të gjykatësve dhe prokurorëve, fatkeqësisht ai u tërhoq nga kjo ide dhe shpresa se gjyqësori mund të vendoset në binar mbetet e parealizuar”, thotë për Portalb.mk Ziberi, duke shtuar që reformat që ndodhin aktualisht në Ministrinë e Drejtësisë janë vetëm ndryshme në letër, por në realitet nuk ndodh ndonjë ndryshim serioz.

“Ndoshta do të ishte e udhës që edhe Maqedonia e Veriut të hyjë në aksione pak më serioze sië ndodh në Shqipëri me vetingun dhe të shihet figura e çdo bartësit të funksionit në pushtetin gjyqësor, edhe në gjykata edhe në prokurori. Kjo do të zgjidhjet me siguri shumë raste të cilat do t’i eliminonin kuadrot e korruptuara dhe të ndikuara politikisht, por edhe gjykimet në linja etnike. Kështu do të dilte që shumë prej këtyre personave nuk do të mundnin ta mbulonin as aspektin profesional, por edhe material të situatës në gjendjen në të cilën janë”, thotë Ziberi.

Margarita Caca Nikolovska
Margarita Caca Nikolovska

Caca – Nikollovska vlerëson se pas miratimit të ligjeve në letër, tani duhet të vijojë vlerësimi i punës së gjyqtarëve, sipas kërkesës së BE-së.

“Nuk është me rëndësi se si do të quhet veting apo rizgjedhje të gjykatësve, por unë jam veçanërisht për atë që domosdoshmërisht të bëhet vlerësim të gjykatësve dhe të konstatohet se cilët gjykatës kanë gabuar dhe cilët janë treguar se punojnë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, gjegjësisht sipas ligjit. Reformat fillimisht janë bërë me miratimin e ligjit, tani e ka rendin ndonjë vlerësim i tillë. Duhet të ketë vlerësim pasi që kemi problem, pasi që nga të gjitha anët jemi të rrethuar me vlerësime të keqi për gjyqësorin. Në situatë të tillë shteti duhet që të bëjë diçka, ky është obligim edhe sipas kërkesës së BE-së”, thotë për Portalb.mk Caca – Nikollovska, duke shtuar se fillimisht duhet të miratohen ligje të caktuara për t’u zbatuar e njëjta.

“Pastaj do të duhet të shihet se cilët gjykatës kanë gabuar. Ne kemi procedurë përpara Gjykatës Supreme për 9 gjykatës të Gjykatës Supreme,  ajo duhet fillimisht të shfrytëzohet që të kthehet besimi për punën e atij organi. Mund të caktohet edhe komision, i cili do t’i vlerësojë gjykatësit”, shtoi kryetarja e IDNJ-së.

Ndryshe, ngjarjet e fundit me gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut, e cila amnistoi dhe liroi nga përndjekja funksionarët të cilët janë akuzuar për krime serioze, dhe trysnia ndërkombëtare për reforma në gjyqësor, si pasojë e së cilës nuk morëm datë për fillimin e negociatave me BE-në në qershor, ka bërë që qytetarët ta drejtojnë gishtin drejt Qeverisë se nuk është duke e realizuar premtimin – drejtësi do të ketë për të gjithë, të gjithë para ligjit do të jenë të barabartë dhe gjykatësit që marrin vendime skandaloze do të ndëshkohen.

Ndonëse ky pushtet është i ndarë dhe i pavarur në letër, në praktikë kur është fjala për të ndëshkuar ndonjë funksionarë të lartë, papritmas dalin “pengesa ligjore” apo “procedura”, të cilët e pamundësojnë zbatimin e drejtësisë.

Partia në pushtet, derisa ishte në opozitë paralajmëroi rivlerësim të gjykatësve, megjithatë, ndërroi mendje pasi e mori pushtetin.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Proces i tillë është duke u zhvilluar në Shqipëri. Varësisht prej modalitetit, vetingu mund t’i përfshijë të gjithë gjykatësit e prokurorët, të cilët do të verifikohen për pasurinë, figurën apo aftësinë profesionale. Vetingun e kryen Komision i Pavarur, nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button