Irani kërcënoi sërish Britaninë pas incidentit me cisternën

Kapja e cisternës iraniane të naftës nga marinsat britanikë, javën e kaluar në ujërat e Gjibraltarit, nuk do të kalojë pa përgjigje, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, gjeneral-major Mohammad Bagheri, njofton REL.

Të enjten e kaluar, marinsat britanikë u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin super-cisternën Grace 1, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Kapja e cisternës iraniane të naftës, bazuar në justifikime të fabrikuara, nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Bagheri.

Irani kërkoi lirimin e menjëhershëm të cisternës, ndërsa një komandant i Gardës Revolucionare të këtij vendi kërcënoi më herët me kapjen e një cisterne britanike.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Zarif, tha se kapja e cisternës përbën “pirateri” dhe se ka vendosur “një precedent të rrezikshëm”.

Gjibraltari mori lejen nga Gjykata e tij Supreme për ta mbajtur cisternën për 14 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button