Facebook do të kërkojë para për statuset?!

Facebook do të fillojë t’ju marrë para në qoftë se dëshironi që sa më shumë njerëz t’i lexojnë statuset e juaja. Këtë shërbim të Facebook janë duke e testuar në SHBA, ndërsa bëhet fjalë për promovim të ndonjë lajmi të rëndësishëm, gjegjësisht, do të keni mundësi të paguani me qëllim që e njëjta të dalë te muret e miqve tuaj.

Edhe pse politika e Facebook-ut ka qenë që çdoherë këto shërbime të jenë falas, ky shërbim shtesë të cilin ua ofron, do të paguhet nga ana e përdoruesve. 

Rrjeti social këtë shërbim të ri të quajtur “Promote” po e teston në SHBA dhe nga Facebook thuan se me këtë opcion, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndonjë shpallje për shitje, apo për fotografitë e martesës suaj, do të keni më shumë shikueshmëri nga më shumë miq tuaj.

Për çdo postim të cilin do ta promovoni duke shtypur “Promote”, do të mund t’i shihni edhe statistikat për shikueshmërinë  e tyre. Edhe pse nuk kanë lajmëruar zyrtarisht për çmimin, nëpër mediat amerikane thuhet se çmimi do të jetë rreth 7 dollarë për një status të promovuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button