Trump-Al Thani: SHBA-të dhe Katari janë partnerë, aleatë dhe miq

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se Katari është një aleat shumë i rëndësishëm për vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Emiri i Katarit, Sheikh Temim bin Hamad Al Thani mbërriti për një vizitë zyrtare në Washington ndërsa Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin organizoi një darkë ku morën pjesë Trump dhe Al Thani.

Trump gjatë darkës vlerësoi autoritetet e Katarit për investimet në SHBA dhe shprehu kënaqësi me njoftimin se do të vinin edhe disa investime të tjera të mëdha.

“Unë e di që gjithçka do të jetë pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Ju jeni një aleat jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ju keni ndihmuar shumë në ngritjen e një baze të madhe dhe një aeroporti ushtarak”, tha Trump duke iu drejtuar Al Thanit, me të cilin do të takohet në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës.

Emir i Katarit Al Thani gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin Katar-SHBA. “Vizita ime konfirmon se kemi të njëjtat ideale. Sot ne festojmë partneritetin tonë të fuqishëm ekonomik”, tha Al Thani.

Ai shprehu keqardhjen se vendet e Gjirit nuk e ndajnë të njëjtin mendim me Katarin. “Në botë sot ka aleanca ku disa aleatë nuk janë miq të vërtetë, por SHBA-të dhe Katari janë partnerë, aleatë dhe miq”, tha Al Thani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button