Shteriev: Ka mungesë të prokurorëve, sidomos në Shkup

Deputetët e Komisionit për Sistem Politik vlerësojnë se nuk janë zgjidhur problemet në punën e prokurorive dhe se raporti vjetor i Këshillit të Prokurorëve në mënyrë formale numërojnë të dhëna statistikore për punën e prokurorëve duke mos sqaruar në mënyrë përkatëse, njofton Portalb.mk.

“Raporti për vitin e kaluar është i thatë, ashtu sikur ai i vitit të kaluar dhe mund të vihet në përfundim se nuk kanë lëvizur gjërat aspak në zgjidhjen e problemeve”, tha Snezhana Kalevska – Vançeva deputete e LSDM-së.

Ajo pyeti se pse ende nuk ka prokuror publik në Kriva Pallankë dhe kërkoi analizë më të madhe në raport për rastet në mënyrë të veçantë që të munden të kuptohen se për çfarë saktësisht janë ankesat e qytetarëve.

“Ashtu siç thatë thuajse gjysma e ankesave janë për prokurorë konkret, por këtu mungon sqarime se çfarë janë ato ankesa dhe për çfarë arsye. Nëse nuk keni ekip të mjaftueshëm dhe ju mungojnë kushte adekuate për punë, atë duhet ta tregoni në raport”, tha Kalevska Vançeva, në seancën e Komisionit e cila u mbajt të hënën.

Deputeti Zoran Ivanovski ka theksuar se deri më tani këshilli i Prokurorëve nuk ka shkarkuar asnjë prokuror dhe pse prej prokurorëve të emëruar në vitin e kaluar, asnjë nuk është prej Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shteriev tha se në lidhje me ankesat, sipas ligjeve aktuale nuk mundet që për çdo rast të jepen detaje në raport, një pjesë e prokurorive nuk kanë ekip të mjaftueshëm, pasi që me vite nuk ka kandidatë për ato vende, ndërkaq nga Akademia nuk ka prokurorë pasi që deri më tani nuk ka dalë kuadër.

Shteriev tha se mund të mos shkarkohet prokuror deri te Këshilli nuk ka akt konkret prej ndonjë prokurorie konkrete, gjegjësisht se kompetencat e Këshillit janë të kufizuara.

“Nga përmbajtja e ankesave që i kemi shqyrtuar kemi vlerësuar nëse kundër dikujt duhet ose jo të ngritet procedurë disiplinore dhe e kemi njoftuar prokurorin, ndërkaq ai më tej se si do të veprojë nuk është punë e jona”, tha Shteriev.

Sipas tij, në të gjitha prokuroritë ka mungesë të prokurorëve, ndërkaq më problematike është në Shkup, ku janë rreth 50 prokurorë, transmeton SDK.

“Ato punojnë në lëndë më të rënda dhe më të lehta, ndërkaq me Ligjin e ri për procedurë penale janë edhe inspektorë edhe përmbarues edhe prokurorë, dhe disa herë procedurat për një lëndë zgjasim me ditë të tëra, fizikisht nuk munden të arrijnë”, tha Shteriev, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske nga deputetët se pse edhe më tej ka ankesa se disa procedura shumë janë duke u zgjatur.

Nada Cipusheva, nga VMRO-DPMNE, kërkoi që ankesat për rastet individuale të klasifikohen që të munden si deputetë të kuptojnë se çfarë ankesa konkrete ka për punën e prokurorëve. Ajo pyeti nëse mendimi i Këshillit të Prokurorëve është i inkorporuar në Ligjin për Prokurori me të cilin duhet që të rregullohet puna e PSP-së në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik dhe nëse deputetët mund t’i marrin që të reagojnë me amendamente nëse nuk janë inkorporuar këto ankesa.

“Nuk e di nëse është inkorporuar mendimi ynë, pasi që kemi punuar në disa versione dhe ne kemi dhënë mendim për njërin version. Më mirë është që ta kërkoni nga Ministria e Drejtësisë”, tha Shteriev, i cili disa herë ka sqaruar se tani si janë zgjidhjet ligjore, Këshilli ka kompetenca të kufizuara dhe shteti duhet që të vendos nëse Këshilli është i nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button