Zaevi tre herë ka biseduar me komikët rus, ka menduar se janë Poroshenko dhe Stoltenberg (VIDEO)

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tre herë ka biseduar në telefon me komikët rus, duke menduar se janë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, transmeton Portalb.mk.

Komikët rus, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov, të njohur si Vovan dhe Leksus në një video të publikuar mbrëmë në Jutjub, e gjatë pothuajse 1 orë, ata kanë mbledhur tri biseda me Zaevin, të realizuara në gusht të 2018-s, janar të 2019-s dhe prill të 2019-s.

Vovan dhe Leksus gjatë prillit kanë arritur ta mashtrojnë edhe presidentin e Francës, Emanuel Makron i cili mendonte se po fliste me presidentin e ri ukrainas, Vlladimir Zelenski. Në maj të 2018-s, dyshja komike ruse foli me ish ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Xhonson, duke u prezantuar si kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashijan.

Megjithëse mediat tashmë janë vërshuar nga ky informacion, nga Qeveria e RMV-së dhe nga vetë Zaevi nuk ka asnjë reagim, demant apo konfirmim të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button