Kuvendi e ka konstatuar dorëheqjen e Vesel Memedit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot e ka konstatuar dorëheqjen e nënkryetarit të Kuvendit Vesel Memedi, nga funksioni i deputetit, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, Memedi ka mbajtur fjalim përpara deputetëve në foltoren e Kuvendit. Ai i akuzoi liderët e BDI-së dhe LSDM-së, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, për lojë të pandershme politike në llogari të partive më të vogla politike dhe marrëveshje të fshehtë për kompensim të ministrive.

“Sipas informatave tona, loja ishte e një çmimi të lirë, mbrojtje të interesave politike, në kurriz të një partie tjetër të vogël politike. Marrëveshja që ishte arritur shumë më herët në mes Ahmetit dhe Zaevit, për transformimin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në ministri të posaçme, dhe kështu nuk është e mundur që shqiptarët të udhëheqin 6 ministri, dhe ndërrimi i ministrive 1 për 1, Ahmeti është munduar ta fshehu para shqiptarëve, se ai nuk ka sakrifikuar asnjë ministri, në kompensim për ministrinë e re, ndërsa Zaevi do ta shesë rrëfimin te maqedonasit, se nuk ka lëshuar pe para Ahmetit për një ministri më tepër, por se ka korrë sukses t’ua marr Ministrinë për Pushtet Lokal. Edhe ujku i ngopur, edhe delet në numër. Në rast se opinioni ose opozita të kuptoj këtë lojë, Ahmeti do të shpëtojë përmes Vesel Memedit, d.m.th., ai vet drejtëpërdrejtë është marrë vesh me Zaevin, dhe ka bë kompromis, dhe se ai e ka sakrifikuar Ministrinë për Pushtet Lokal, tha Memedi.

Përndryshe, Memedi dha dorëheqje nga posti i nënkryetari dhe deputetit të Kuvendit për shkak se iu shkarkua ministri radhë e partisë së tij, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), Suhej Fazliu i cili udhëhoqi Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

RDK-ja në pushtet hyri si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, pjesë e të cilës ishte edhe partia në atë kohë siç u quajt LR PDSH-ja tash Aleanca për Shqiptarët (ASH) i Ziadin Selës dhe UNITETI i Gëzim Ostrenit. ASH-ja doli nga qeveria sepse iu mor Ministria e Shëndetësisë e ndërkaq ata nuk e pranuan propozimin e kryeministri Zoran Zaev për ta shkëmbyer të njëjtën me Ministri pa resor, e ndërkaq Memedi vazhdoi bashkëqeverisjen deri tash.

Posti i Memedit do t’i shkojë Aleancës për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button