Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Siri

Zëdhënësi i qeverisë gjermane,  Steffen Seibert tha në Berlin, se qeveria gjermane do të vazhdojë të japë kontributin e saj për luftimin e të ashtuquajturit „Shteti Islamik”, IS, në këtë ndihmesë gjermane llogariten avionë zbulimi të tipit tornado, avionë furnizimi dhe instruktorë në Irak. Seibert përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore, njofton DW.

Me anëtarët e tjerë të koalicionit Anti-IS do të ketë së shpejti bisedime, se si mund të zhvillohet më tej angazhimi gjerman, tha ai. I ngarkuari amerikan gjerman për Sirinë dhe koalicionin kundër „Shtetit Islamik”, IS, James Jeffrey i kishte kërkuar qeverisë gjermane të premten (05.07) në një vizitë në Berlin ndihmë shtesë për luftën kundër IS-it.

Jo mision me trupa tokësore

„Ne duam nga Gjermania trupa tokësore që të zëvendësojmë pjesërisht ushtarët tanë”, tha ai për gazetarët pas bisedimeve. Konkretisht Jeffrey kërkoi mbështetje për Forcat Demokratike Siriane, SDF, të drejtuar nga kurdët në veri të vendit me instruktorë, logjistikë e asistencë teknike të Bundeswehrit. Kjo lutje e amerikanëve shkaktoi grindje të fortë brenda koalicionit gjerman. Në një kohë që politikanët e CDU e lanë perspektivën e shqyrtimit të kësaj kërkese të hapur, përfaqësuesit nga socialdemokratët deklaruan menjeherë refuzimin e tyre. Mandati i Bundeswehrit për angazhimin në Siri përfundon më 31 Tetor. Sipas Seibert synohet zgjatja e mandatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button