SHBA e shpalli formimin e panelit të të drejtave të njeriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shpalli formimin e një paneli për të drejtat e njeriut që do të kontrollojë rolin e të drejtave të njeriut në politikën e jashtme amerikane.

Pompeo tha se Komisioni për të Drejtat e Patjetërsueshme do të drejtohet nga profesorja Mary Ann Glendon, ish-ambasadore e SHBA-së në Vatikan, transmeton REL.

Pompeo tha se komisioni do të përfshijë ekspertë të të drejtave të njeriut, filozofë dhe aktivistë me prejardhje të ndryshme.

“Herë pas here duhet të ndalemi dhe të reflektojmë seriozisht se ku jemi, ku kemi qenë dhe nëse jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”, tha Pompeo në Departamentin e Shtetit.

Ai tha se Deklarata e vitit 1948 mbi të Drejtat Universale të Njeriut do të jetë një nga dokumentet themelore për punën e komisionit dhe shtoi se komisioni do t’i japë atij këshilla për çështjet e të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button