Janë bërë ndryshmet e nevojshme në dokumentacionin teknik për digën Otinja

Kryetari i Shtipit, Bllagoj Boçvarski, për zgjedhjet lokale (tetor 2017) si kandidat i LSDM-së për të parin e Komunës, premtoi ndërtimin e digës në lumin Otinja. Ky premtim i Boçvarski është dhënë në programin e tij parazgjedhor: “Jetë në Shtip për të gjithë” (faqe 10 në pjesën hyrëse ku janë prezantuar “Politika të reja të kryetarit të komunës” dhe faqe 17 në pjesën “Projekte kyçe”) dhe realizimi i tij është duke u realizuar, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Këto ditë, nga vetëqeverisja lokale njoftuan se ndërtimi i digës në lumin Otinja priten të fillojnë në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm (2020). Siç transmetoi agjencia gazetareske “Meta”, shpresa të tilla ka shprehur kryetari i Shtipit në diskutimin publik për digën Otinja, në të cilën ka informuar se është përpunuar dhe rishikuar projekti bazë, i cili është në fazën e shtypjes, bëhet fjalë edhe për ndryshimin e Planit të detajuar urbanistik, ndërsa në fazën finale është edhe studimi i mjedisit jetësor. Punët fillestare të digës, Komuna i ka planifikuar në fund të këtij viti.

Kemi edhe procedura për tender, me siguri do të jenë ndërkombëtare, sepse investimi është shumë i madh, dhe të gjithë afatet do të jenë më të gjata. Vlerësimi optimist është se fillimi i ndërtimit do të ishte në nëntor ose në dhjetor, por me siguri në fillim të vitit të ardhshëm – u shpreh Boçvarski

OBJEKTI KAPITAL I PREMTUAR ME VITI

Të përmendim se në të kaluarën kjo digë ka qenë premtim kryesor i pothuajse të gjithë kryetarëve. Megjithatë, gjëja më e madhe që është realizuar deri më tani është projekti i vitit 2002, i përpunuar nga Instituti Ndërtimore.

Shumë shpejtë pas ardhjes së kryetarit Boçvarski në funksion, ai njoftoi (02.02.2018) se do të ketë ndryshime edhe plotësime të dokumentacionit teknik. Në fund të majit 2018 duke dhënë llogaridhënie për punën gjashtëmujore, Boçvarski tha se në periudhën e përmendur (nëntor 2017 – maj 2018) intensivisht është punuar në përgatitjen e dokumentacionit:

Aty (diga Otinja) tashmë jemi në fazën e revizionit të projektit të cilët i ka përpunuar komuna, por sepse janë të vjetra dhe se në një formë të tillë siç janë, nuk mund të marrim miratim për ndërtim. Tani po punohet edhe në revizionin e studimit për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësor. Kur do të jenë gati të gjithë këto projekte, dhe sipas pritshmërive të mija, deri në fund të vitit, do të mund të kërkojmë miratimin për ndërtim, informoi Boçvarski

Në shtator të vitit 2018 Boçvarski informoi se Komuna e Shtipit, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Institutit ndërtuese “Maqedonia” do të nënshkruajnë marrëveshjes të re për rishikimin e projektit për ndërtimin e digës në lumin Otinja. Ai sqaroi se para 15 viteve është nënshkruar marrëveshje, e cila ka kushtuar 41.000 euro, ndërsa marrëveshja e re rreth 12.000 euro, mjetet janë siguruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit.

Qëllimi i dokumentacionit projektues duhet të përpunohet, përtrihet, shtypet dhe të kthehet në gjendej për miratim ndërtimor sot në vitin 2018, tha Boçvarski

Diskutimi publik i mbajtur me 21 qershor Boçvarski, sip thamë më lartë në tekst, komunikoi se Komuna e Shtipit i ka kompletuar dokumentet për digën Otinja.

Duke pasur parasysh se janë bërë aktivitet konkrete në drejtim të realizimit të premtimit – rishikim të dokumentacionit me çka hapet rruga që Komuna të kërkojë miratimin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje për leje ndërtimore të këtij objekti kapital, sipas Metodologjisë së “Vërtetmatësitë”, ky premtim zgjedhor merr notën “duke u realizuar”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button