Paralajmërojnë shkenctarët: Evropën e kërcënojnë zjarret e mëdha

Evropën e kërcojnë zjarret e mëdha, thuhet në raportin e fundit të Fondit Botërore për Shkencë (FBSH). Kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë që vjen nga vala e të nxehtit dhe thatësira, duke llogaritur si shkaktar ndryshimet klimatike, transmeton Portalb.mk.

Rajoni i Mesdheut është i njohur si hapësira ku paraqitën më shumë zjarre në Evropë, por kjo nuk do të thotë se ato nuk po përhapen edhe në pjesën veriore të Evropës, edhe pse llogaritet si pjesë e ftohtë.

Sipas të dhënave zyrtare, çdo vjet 300 mijë hektarë pyje shkatërrohen në Evropë, derisa vlerësohet se dëmi i zjarreve të shkaktuara shkon 3 miliard euro çdo vjet vetëm në Evropë.

Gjatë vitit 2017 dhe 2018, janë të njohura shumë zjarre të mëdha të përhapura me ndihmën e erërave të forta. Si rezultat i këtyre zjarreve, vetëm në Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë humbur jetën 225 njerëz.

Sipas informatave të fundit, si rezultat i valës së nxehtit në kohën e fundit, kanë ndërruar jetë 13 persona, shumica nga ata në Francë. Gjithashtu vlen të përmendet se vetëm në vitin 2019, vetëm në Evropë janë regjistruar mbi 1400 zjarre.

Në raport thuhet se është e nevojshme të merren masa parandaluese, duke përfshirë menaxhimin më të mirë të pyjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button