Në takimin Zaev – Timonie u bisedua edhe për rritjen e rrogave dhe eurointegrimet

Sot në takimin mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit francez, Kristijan Timonie, u theksua se Franca është vend mik i Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.mk.

Prandaj, sipas tyre, Franca do të ndihmon proceset demokratike dhe eurointegruese të vendit. Kryeministri Zaev informoi për përcaktimin e ndarë me kryeministrin francez Eduar Filip në Poznan të Polonisë, që të intensifikohen marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, me avancim në më shumë sfera, mes të cilave edhe ekonomia.

Në takimin me ambasadorin francez u bisedua edhe për implementimin e reformave të nevojshme dhe për rëndësinë për shfaqjen e përgjegjësisë nga ana e të gjitha subjekteve politike dhe faktorëve shoqërorë me interes shtetëror.

“Fuqimisht jemi të përkushtuar në implementimin praktik të të gjitha ligjeve të miratuara dhe hapave reformuese. Përcaktimi i ynë si Qeveri është, në periudhën e ardhshme së bashku me opozitën, që edhe më të përqendruar t’i përkushtohemi zgjidhjes për Ligjin për prokurori publike. Jurisprudenca efikase dhe lufta kundër korrupsionit janë dy sferat e rëndësishme për shtetin tonë, i cili është i përcaktuar për integrim evropian dhe pret hapa në tetor në pjesën e eurointegrimeve”, tha Zaev.

Kryeministri ka biseduar me ambasadorin Timonie edhe për hapat ekonomike që do të ndërmerren me qëllim të rritjes së rrogave dhe pensioneve dhe rritjes së madhe ekonomike, që qytetarët t’i ndjejnë përfitimet e drejtpërdrejta në cilësinë e jetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button