Filloi procesi gjyqësor për “El Chekën”

Në Gjykatën Themelore të Kërçovës ka filluar procesi gjyqësor kundër Sheqerim Ahmetit, i njohur në opinion si El Cheka, transmeton Alsat-M.tv. Seanca e parë u shty për shkak të mungesës së El Chekës në gjykatë.

Nga Gjykata kanë njoftuar se gjykimi është shtyrë për në 26 gusht. El Cheka jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak të procedurave, gjykatësja ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri në polici që ta njoftojnë nëse i akuzuari është i kapshëm.

Nëse në seancën gjyqësore të 26 gushtit konfirmon zyrtarisht se El Cheka nuk është në Maqedoninë e Veriut, do të përmbushen kushtet që Prokuroria të vazhdojë ta gjykojë atë në mungesë.

Kërçovari me nofkën El Cheka akuzohet për përgjim dhe incizim të paligjshëm si dhe publikimin e tyre në rrjetet sociale. Në bisedat e përgjuara që i publikon El Cheka protagonistë janë kryesisht zyrtarët e BDI-së. Për këtë vepër parashikohet dënim me burg nga 1 deri në 5 vjet. “Bombat” të cilat i publikon në faceebok, El Cheka pohon se i ka marrë nga tre të akuzuarit për ngjarjet e Kumanovës dhe përmes tyre kërkon hetim ndërkombëtar për Lagjen e Trimave.

LEXO: Personi që publikoi ‘bombat’, “El Cheka” i ka shkruar kryeministrit Zaev
LEXO: Janeva për “bombat” e El Çekas: Ai ndoshta i mori nga YouTube, hajde mirupafshim
LEXO: Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër “El Chekas” për përgjim të paligjshëm
LEXO: Babai i “El Çekës” – Mustafa mohoi se mes birit të tij dhe Ali Ahmetit ka diçka personale
LEXO: Policia pengoi protestën para Selisë së BDI-së në Tetovë, vëllai i El Çekës: Jemi kërcënuar nga policë (FOTO-VIDEO)
LEXO: “Bombat”, ASH: Zaevi po i kursen zyrtarët e BDI-së që e kanë shkelur ligjin

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button