Rriten pensionet në Kosovë

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pensionistët që kanë paguar kontributet, nga 1 janari i vitit 2012 u janë rritur 26.45 për qind, kurse nga 1 janari i vitit 2013 ato do të rriten edhe për një përqindje ne mënyrë që të arrihet rritja prej 40 për qind në krahasim me lartësinë e tashme të pensioneve.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të rrisë edhe pensionet bazë (çdo individë me moshë 65 e më shumë vjeçare, pavarësish mospagesës së kontributeve) për 33.3 për qind. Por, edhe ata do të marrin së pari rritjen prej 11.1 për qind për periudhën nga 1 janari 2012, kurse pjesa tjetër e rritjes do të fillojë t’iu paguhet pensionistë nga 1 janari i vitit 2013. 

Edhe pensionet e aftësisë së kufizuar do të rriten në lartësi prej 33.3 për qind. 11.1 për qind e kësaj rritje do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga janari 2013.

Nga kjo rritje e pensioneve do të përfitojnë 164 mijë e 200 pensionistë. 112 mijë përfitues të pensioneve bazë, 35 mijë pensione kontribut-dhënës dhe 17 mijë e 200 përfitues të pensioneve për aftësi të kufizuar.   

Qeveria kas miratuar edhe një varg vendimesh të tjera, ndër të cilat edhe Strategjia kundër falsifikimit dhe piraterisë, disa akte nënligjore për zbatimin e Ligjit për shërbimin civil, për licencimin e administratorëve falimentues etj. Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria ka aprovuar vendimin për ndarjen e 200 000 eurove për trajtime mjekësore jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Është miratuar edhe Rregullorja për Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorëve të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button