Një tërmet prej 5.7 ballë goditi Iranin

Një tërmet me fuqi prej 5.7 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën juglindore Khuzestan në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra sizmologjike e Iranit njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar në afërsi të qytetit Masjed Soleyman.

Deri tani nuk ka informacion për pasojat e dridhjes.

Qyteti, i cili është goditur nga tërmeti i djeshëm, është i vendosur në rezerva të naftës.

Pikërisht në Masjed Soleyman është zbuluar burimi i parë i naftës në Iran dhe në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button