U vendos gurthemeli i tribunës shtesë në stadiumin e KF “Shkupi” (FOTO)

Stadiumi në Çair, ku luan KF Shkupi, është fusha më e madhe e futbollit ku mblidhen shqiptarët e Shkupit. Në ndeshje dhe organizime të veçanta, ajo duket e vogël karshi interesimit të madhë të publikut. Prandaj, sot u vendos gurthemeli për tribunën shtesë, përball asaj momentale, njofton Portalb.mk.

Ky projekt, është financuar nga institucioni më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA. Për realizimin e punimeve, do të kujdeset Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFMV) dhe Komuna e Çairit, aty ku gjendet stadiumi. Për këtë arsye, ka disa ditë që Komuna e Çairit ka filluar punimet për përgatitjen e kushteve për nisjen e tribunës shtesë.

Tribuna e ardhshme
Tribuna e ardhshme

Tribuna planifikohet të ndërtohet karshi tribunës momentale, kah parku. Prandaj, komuna ka qetësuar  qytetarët të cilët janë të shqetësuar për betonizimin e hapësirave të gjelbra, duke garantuar se nuk do të preket asnjë pjesë e parkut. Zgjidhja do mundësohet duke e zhvendosur fushën e gjelbër më afër tribunës momentale, që të krijohet hapësirë e mjaftueshme për ndërtimin e tribunës shtesë, ashtu që mos të dilet jashtë mureve të stadiumit.

Si në çdo objekt të ri në Çair, edhe ky ndërtim bëhet pa planin për parking. Duke e marrë parasysh se kapaciteti i stadiumit është për mijëra tifozë, kapaciteti i parkingut të stadiumit nuk arrin as për 50 vetura. Këto vendet e rezervuara përveç se do të jenë për dy pjesët e tribunës, në atë hapësirë parkohen edhe klientët e shumë bizneseve tjera mjaft të frekuentuara që gjenden në objektin e tribunës momentale.

Parkingu aktual ku ka 7 lokale komerciale
Jusuf Ramadani
Jusuf Ramadani

Më të gëzuarit për këtë tribunë shtesë si duket janë grupi i tifozëvë “Shvercerat”, të cilët në çdo ndeshje dhe çdo stadium e ndjekin ekipin e tyre të zemrës, derisa këtë stadium e llogaritin si shtypin e tyre të dytë.

“Është ditë historike për klubin tonë, për neve tifozët “Shvercerat” dhe për gjithë Çairin. Stadiumi është vendi ku jemi rritur dhe kemi ndjerë dashurinë e parë për klubin tonë Shkupin dhe ajo është si shtëpia jonë. Në këtë moment kur nesër hidhet gurthemeli i tribunës së re është e pa mundur të mos jemi edhe ne prezent aty, pasi pikërisht jemi ne që gjithmonë kemi kërkuar nga kryesia e klubit që të ndërtohet edhe një tribunë tjetër, pasi Shkupi ka tifozë në numër të madh dhe më në fund kjo po realizohe”, deklaron udhëheqësi i tifozëve “Shvercera”, Jusuf Ramadani.

Në kuadër të këtij manifestimi, fjalim kanë mbajtur kryetari i KF Shkupit, Suat Alija, kryetari Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Federatës, Muhamed Sejdini, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu nuk dha datë të saktë se kur do të jetë gati.

“Për një kohë të shkurtër do të jetë gati. Do të punojmë intensivisht, por ju premtojmë se nuk do të ndalemi me kaq. Realizuesit të projektit i urojme pune të mbarë”, tha Ganiu.

“Në suaza të projektit, punëtorët e angazhuar nga Komuna e Çairit filluan me largimin e rrethojës së tribunës aktuale që të mund të zhvendoset terreni sportiv për disa metra përbrenda dhe me këtë të krijohet hapësirë për tribunën e re në anën tjetër të stadiumit. Kjo bëhet me qëllim për ta ruajtur të paprekur hapësirën e Parkut të Çairit. Tribunë të re patjetër, por edhe ruajtje të parkut si nevojë elementare e qytetarëve”, bëjnë të ditur nga Komuna e Çairit.

Shilegovi dhe ministra të tjerët të BDI-së
Shilegovi dhe ministra të tjerët të BDI-së
Stadiumi i KF Shkupit
Stadiumi i KF Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button