Elbasan, makina përplas nënën me dy fëmijë, vdes 2 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd ku një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur.

Siç informon noa.al ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Xibrakë ku një nënë e cila po kalonte rrugën me dy fëmijët e saj është përplasur nga një makinë. Mësohet se si rrjedhojë e goditjes së mjetit fëmija i moshës 2 vjeçare ka gjetur vdekjen menjëherë, ndërsa nëna dhe vajza tjetër janë dëmtuar rëndë.

Menjëherë të lënduarit Mimoza Poka 26 vjeç dhe vajza i saj 4 vjeç u dërguan në drejtim të spitalit për të marrën ndihmën e shpejtë, por për vogëlushin 2 vjeçar nuk pati shenja jete.

Nga ana e policisë u bë ndalimi i drejtuesit të mjetit i identifikuar si G. Mullai punonjës në burgun e Peqinit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./NOA/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button