Naftë nuk kemi në RMV, por naftë eksportojmë – gjithnjë më pak

Edhe pse nuk kemi naftë, Maqedonia e Veriut tashmë dy dekada është eksportues i derivateve të naftës, që lidhet me punën e shumë transportuesve, njofton META. Analiza e të dhënave nga eksporti në dekadat e kaluara zbuloi rënie të vazhdueshme të sasisë së derivateve të naftës së eksportuar, transmeton Portalb.mk.

Vitin e kaluar, eksporti i derivateve ka arritur deri 140.455 tonelata, që është rënie për tri herë më pak nga eksporti i realizuar në vitin 2009 prej 358.817 tonelata.

Eksportuesit më të mëdhenj të derivateve të naftës në vitin 2018-të ishte rafineria “OKTA” me 76.36 për qind të eksportit, pastaj “Makpetrolli” me 15.92 për qind, ndërkaq i treti ishte “Petroll” me 6,9 për qind. Eksport prej 0.82 për qind kanë realizuar tregtarët e tjerë.

Ndërkaq shkaqet kryesore për uljen e eksportit është mosndërtimit i naftësjellësit Selanik – Shkup dhe të rafinerisë. Konkretisht, në vitin 2009 nëpërmjet naftësjellësit janë eksportuar 1.007.084 tonelata naftë e zezë, prej të cilave rafineria “OKTA” ka prodhuar 942.922 tonelata derivate, prej të cilave një pjesë e mirë kanë përfunduar jashtë RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button