Lady Diana ishte e pranishme edhe te pagëzimi i Archie, Meghan dhe Harry e gjetën një mënyrë

Gjithmonë në eventet e mëdha të familjes mbretërore, ka të paktën një detaj që u tregon të gjithëve se kujtimi i Lady Diana-s është gjallë. Dy djemtë e saj, William dhe Harry, e gjejnë përherë diçka për të treguar se nëna e tyre është gjithmonë aty, në festa e gëzime të mëdha apo edhe në ngjarje më pak të tilla, njofton Revista Class.

Princi Harry dhe Meghan Markle, edhe në pagëzimin e djalit të tyre Archie Mountbatten-Windsor, në Kështjellën Windsor, më 6 korrik, e nderuan Lady Diana-n. Prindërit e rinj, megjithëse e mbajtën shumë private këtë ceremoni, me miq të ngushtë, sërish nuk lanë pa ia bërë nderin Princeshës Diana. Veç familjarëve të familjes mbretërore, Kate Middleton, Princi Charles, Camilla Parker Bowles, si edhe nëna e Meghan, Doria Ragland, në këtë foto zyrtare duket se kanë qenë të pranishme edhe dy motrat e Dianës, Lady Sarah Mccorquodale dhe Lady Jane Fellowes.

Lady Sarah dhe Lady Jane janë dy motrat më të mëdha të Diana-s, të cilat kanë qenë shumë afër nipave të tyre, Harry dhe Princi William, që nga koha kur nëna e tyre u nda nga jeta.

Lady Jane Fellowes, madje, pati përgatitur edhe një fjalim në dasmën e Harry-t vitin e kaluar.

Në portretin zyrtar të pagëzimit të Archie, Lady Sarah është në krah të Princit William, ndërsa Lady Fellowes është në krah të Doria-a. Duket se motrat e Diana-s e kanë gjithmonë një vend të ruajtur në çdo event të familjes mbretërore. Tezet e mëdha, madje, ishin ndër të parat që u lajmëruan kur Archie erdhi në jetë dy muaj më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button