Anijes me migrantë iu ndalya hyrja në Maltë

Një anije gjermane e shpëtimit është ndaluar që të hyjë në ujërat territoriale të Maltës, thanë autoritetet, njofton REL.

Kësaj anijeje me migrantë, fillimisht i ishte ndaluar hyrja në ujërat italiane. Politikat e migrimit të Italisë, së fundmi ka çuar në përplasje ndërmjet organizatave joqeveritare dhe autoriteteve italiane, mbi rregullat për mbylljen e porteve për anijet me migrantë.

Anija Alan Kurdi është e fundit në listën e anijeve, që bartin migrantë, e që kanë hasur probleme të ankorojnë në portet e Italisë në javët e fundit.

Anija gjermane, e emëruar për nderë të refugjatit trevjeçar sirian, Alan Kurdi, që u mbyt në Detin Mesdhe më 2015, pasi iu ndalua hyrja në Itali vendosi të lundronte drejt Maltës. Ajo pritet të arrijë në Maltë në orët e vona të së dielës.

Në bordin e kësaj anijeje gjenden 65 migrantë.

Forcat e armatosura malteze dhe Qeveria thanë se do të ndërmarrin veprimet e duhura nëse kjo anije shkel ujërat e Maltës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button