Ambasadori Timonie: Franca nuk është duke e bllokuar RMV-në, gjërat duhet dalluar

Franca nuk është duke e bllokuar procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Bashkimin Evropian (BE) dhe gjërat duhet dalluar, kështu ka deklaruar ambasadori i Francës, Kristian Timonie në një intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Franca nuk është duke bllokuar dhe gjërat duhet dalluar. Kishte një pengesë dhe ajo ishte vetoja greke për emrin dhe për këtë arsye Maqedonia e Veriut nuk mori datë për bisedime, e as nuk u bë anëtare e NATO-s. Kjo çështje tani i takon të kaluarës sepse kushtet janë plotësuar, duke filluar nga emri por edhe objektivat tjera siç janë Armata e Maqedonisë së Veriut. Procesi tani është në vazhdimësi dhe kjo falë marrëveshjes së Prespës”, tha Timonie.

Duke folur më tej, Timonie ka deklaruar se mosmarrja e datës së BE-së nga RMV-ja nuk do ta ndikojë Marrëveshjen e Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button