Marquez fitues i “Çmimit të Madh” në Gjermani

Piloti spanjoll Marc Marquez i ekipit Repsol Honda ka përfunduar i pari garën e 9-të të Çmimit të Madh në Gjermani e vlefshme për kampionatin botëror të MotoGP, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara e nëntë e sezonit në MotoGP që është organizimi më i rëndësishëm i garave të motorëve u zhvillua me 30 xhiro në pistën prej 3,7 kilometrash Sachsenring në qytetin Chemnitz të Gjermanisë.

Piloti spanjoll Marc Marquez, u rendit i pari, i cili në këtë sezon për herë të pestë, dhe në karrierën e tij për të 49-tën herë arriti fitore në MotoGP.

Pas Marquez, Maverick Vinales i Monster Energy Yamah u rendit i dyti, ndërsa Cal Crutchlow nga LCR Honda u radhit i treti.

Gara e 10-të e Çmimit të Madhë në Çeki do të zhvillohet më 4 gusht.

Klasifikimi i pilotëve

1. Marc Marquez (Spanjë): 185 pikë

2. Andrea Dovizioso (Itali): 127

3. Danilo Petrucci (Itali): 121

4. Alex Rins (Spanjë): 101

5. Maverick Vinales (Spanjë): 85

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button