Rritet çmimi i mishit për 12 për qind

Nga e hëna qytetarët duhet të presin çmime më të larta të mishit të freskët për 12 për qind, paralajmërojnë prodhuesit të cilët edhe përkundër shpenzimeve ende e mbajnë çmimin e vitit të kaluar. Një pjesë e prodhuesve të cilët shesin mish në tregun e Maqedonisë tashmë i kanë rritur çmimet për 10 për qind. Paralajmërohet edhe rritja e çmimeve të përpunimeve të mishit për 20 për qind.

“Mund të garantojmë se në shtet nuk ka mungesë të mishit të freskët, por nuk mund të garantojmë se do të mbetet me çmimet e tanishme. Të hënën tashmë mund të pritet rritje të çmimit të mishit të freskët edhe tek prodhuesit të cilët deri më tani e mbanin çmimin në nivel të vitit të kaluar, thekson drejtori i përgjithshëm i MIK “Shën Nikol”, Vlatko Gjorgievski.
Ai sqaron se në periudhën e kaluar në tregjet botërore çmimi i mishit është rritur për 25 për qind si rezultat i mungesës së mishit për shkak të çmimit të lartë të ushqimit të kafshëve të shkaktuar nga thatësia, por edhe çmimit të naftës për më shumë arsyje.

“Prodhimtaria e sotme e bagëtive nuk mund t’i mbulojë prodhimet e kapaciteteve të përpunuesve të mishit. Kjo është gjendje e njohur me vite. Ushqimit i shtrenjtë i kafshëve ka ndikim kyç, ndaj pjesa më e madhe e kapaciteteve përdorin mish importues të përpunimeve të mishit”, thekson Gjorgievski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button