Sekreti që fshihej pas fustanit të zi të Lady Dianës, që u quajt ‘fustani i hakmarrjes’

Në qershor të 1994-ës Lady Diana veshi një fustan jo shumë të përshtatshëm për një princeshë. Fustani i zi ishte i ngushtë pas trupit, me dekolte të hapur dhe me shpatulla jashtë. Edhe pse ishte ndarë nga Princi Charles në 1991-shin, ajo vazhdonte të ishte princesha e dashur e të gjithëve. Por jo më kot Lady Diana vendosi të thyente protokollin mbretëror pikërisht atë ditë, përcjell Revista Class.

Ajo ishte dita kur u publikua dokumentari i famshëm, ku Princi Charles rrëfeu dashurinë e tij për Camilla-n. Po atë ditë, Lady Diana ishte e ftuar në një festë të organizuar nga Vanity Fair, ku veshi fustanin e zi që më pas u quajt “fustani i hakmarrjes”.

Në fakt, Diana kishte zgjedhur një fustan Valentino për të veshur atë ditë, por plani ndryshoi pasi kjo veshje u bë me dije në media para se të fillonte eventi. Kështu, Princeshë Diana vendosi të vishte fustanin e zi, të cilin më parë e kishte quajtur “shumë të guximshëm”. Të gjithë menduan se princesha e veshi atë fustan në shenjë hakmarrjeje, por nuk dihet nëse ka qenë vërtetë ashtu. Megjithatë, duket e çuditshme të ketë qenë rastësi thyerja e protokollit pikërisht atë ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button