Gjysma e gjykatësve suprem të propozuar për t’u shkarkuar, Vangellovski kërkoi vendim për shpëtim

Gjykatësit supremë nuk mund të vendosin se cili Ligj, më i buti apo më i rrepti, do të aplikohet për shkarkim, sepse ata kanë konflikt interesi. Kundër 9 nga 18 gjykatësve të lartë, sa ka aktualisht, janë hapur procedura në Këshillin gjyqësor për shkarkim nga detyra, transmeton Portalb.mk.

Kryetari Jovo Vangellovski është një nga gjyqtarët ndaj të cilëve ka procedurë për shkarkim, për procedurën e lirimit nga paraburgimi i biznesmenit të arratisur, Sead Koçan në maj 2017. Ai, në bazë të ligjeve, nuk do të guxojë të udhëheqë seancën me këtë pikë në rendin e ditës, ku është personalisht i prekur. Për çështjen Koçanit, ka procedura për shkarkim kundër Vangellovskit dhe dy gjyqtarëve tjerë po ashtu suprem, të cilët ishin pjesë e Këshillit penal pesë anëtarësh, të cilët edhe pse s’ka pas asnjë bazë ligjore dhe qëndrim parimor nga Gjykata Supreme, megjithatë, kanë votuar për heqjen e paraburgimit për Koçanin.

Grupi tjetër përbëhet nga pesë gjyqtarë të tjerë, të propozuar për shkarkim për arratisjen e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkoskit, të pandehur në “Fortesa-Targeti”. Procedurë po zhvillohet edhe për dy gjyqtarë të tjerë të lartë, të cilët në Këshillin Gjyqësor i ka paraqitur Vangellovski.

Për asnjërin nga këta 9 gjyqtarë, procedurat nuk kanë përfunduar, ndërsa tani ata do të duhet të vendosin për ose kundër interesit të tyre. Jozyrtarisht, SDK-ja ka mësuar se disa prej tyre të mërkurën do të deklarojnë se kanë konflikt të interesit dhe do të kërkojnë nga Vangellovski të përjashtohen nga mbledhja e përgjithshme për të mos marrë pjesë, e aq më pak për të votuar sjelljen e qëndrimit parimor ligjor. Javën e kaluar dy avokatë nga Shkupi, Anita Begova dhe Gjorgji Shajn, kërkuan nga Gjykata Supreme që, në mbledhjen e përgjithshme, të miratojë qëndrim parimor ligjor dhe për gjyqtarët e propozuar për shkarkim të aplikohet ligji më i butë.

Në atë iniciativë, avokatët kanë sugjeruar që, për gjyqtarët e propozuar për shkarkim, të zbatohet Ligji i ri për gjykatat, i miratuar në vitin 2019. Ligji i ri për gjykatat është më i butë se i vjetri, sepse i jep mundësi që gjykatësi edhe në rast të shkeljes së rëndë disiplinore të mund të mos shkarkohet nga detyra. Në ligjin e vjetër, nëse për ndonjë gjyqtar parashtrohej iniciativë për shkarkim dhe nëse ajo vendosej në rend të ditës, ekziston vetëm opsioni i dënimit më të rëndë.

Mendimi themelor ligjor do të respektohet dhe Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Supreme, ku gjyqtarët e rinj të shkarkuar do të mund të paraqesin ankesa kundër vendimeve të Këshillit gjyqësor. Me iniciativë të njërit nga avokatët e të arratisurit Nikolla Gruevski, Vangellovski në janar 2019 konvokoi mbledhje të përgjithshme ku u solli qëndrim parimor ligjor se Prokuroria Speciale Publike nuk mund të hapë hetime pas 30 qershor, 2017.

Deri më sot, hetimet kundër Mile Janakieskit, Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Antonio Milloshoskit, pastaj hetimit për “Perandoria” kundër Orce Kamçev dhe Sasho Mijallkov, ndaj Zharko Llukovski, për “Shkupi 2014” dhe shumë hetime tjera të PSP-së, për shkak të këtij qëndrimi parimor ligjor, janë bllokuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button