PËR BABIN

Gjendem  përballë pasqyrës duke e shikuar veten sa jam rritur , jam rritur me sakrifica, dhe me shumë mundime. Me mundime duke nisur që  nga koha e foshnjërisë, kur me babin lozja tërë ditën, dhe e tërë dita në gaz dhe lumturi. Ashtu si u rritesha ngadalë edhe babin e shihja  më rrallë. Unë duke u rritur edhe babai vinte duke e rritur orarin e punës, mungesën e babit se zëvendësonte  asgjë..

Mungesa e shikimit për më të dashurën fytyrë, të babait tim, mungesa e prehrit më të ngrohtë më inicionte dhimbje, dhe humbje të apetit ,nëna më tunde, dhe ma jepte një shuplakë të lehtë fytyrës, pse nuk ha ushqime .Forma të tjera për ta shprehur pakënaqësinë nuk dija ,prandaj me këtë formë revoltoja për mungesën e babait.

Po pse o babi,kaq vonë kthehesh në shtëpi,mua më kaplon gjumi, nuk kam fuqi të presë ardhjes tënde vonë?

Hajde se nesër do të vi më herët dhe me karrocën e shëtitim mëhallën. Nga këto fjalë të ëmbla më gufonte në brendi  vrulli i madh. Mezi e pritja pas ditën,që ta përjetoj  ngrohtësinë e babit,kënaqësinë që  do shëtitja nëpër mëhallë me krenari se babi me mua lozën bashkë.

Po pse o babi përsëri nuk erdhe sa të kam pritur dhe më zuri gjumi?

Po ma babin duhet më shumë të punoj sepse duhet me  e  ble shtëpinë tonë, mos ngelim qiraxhi edhe ti kur të ritesh ta kesh shtëpinë tënde.

Na mungojnë paratë,prandaj duhet shumë të punoj !

Unë sikur në mjegull e kuptoja pak ashtu diçka.

Sikur në mua u ngjallë ndjenja për kursim, të parave. Paratë të cilët mi dhuronin dajallarët ,halla edhe ca familjarë të tjerë. Sikur mu këndellë një shprehje akoma pa e ditur. I numëroja paratë po se dija sa vlerë kanë. Dhe çka mundem më bërë ma ta, Nuk dija akoma edhe ti numëroja  sa janë. Por e kuptova se kanë fuqi që babin ta gëzojnë.

Babi merri, këto pak para, që nesër puno  një orë më pak, që të jemi bashkë të lozim e tët përqafoj, e të çmallet fëmijëria ime me prezencën tënde ore babë. Sepse pa ty nuk e shohë dritën, këngën e bylbylave se ndjej,natën se dalloj nga dita, dielli s’lind e hëna s’perëndon, edhe unë ndoshta s’rritem.

Shkruan: Nexhat Bexheti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button