fbpx

Fitore dhe nervozizëm ndaj Kilit, Argjentina doli e treta

Argjentina u largua nga Copa America me medaljen e bronztë pas fitores së arritur me Kilin 2-1 në finalen e vogël të kompeticionit, njofton TCH.

Të dyja skuadrat e përjetuan këtë ndeshje me rivalitetin më të madh, madje pati edhe momente tensioni mes lojtarëve të të dyja skuadrave për shkak të disa vendimeve kontroverse të arbitrit paraguaian Mario Diaz de Vivar.

Argjentina mori avantazhin në këtë ndeshje në minutën e 13, kur fitoi një goditje dënimi që u ekzekutua me shpejtësi nga Lionel Messi, i cili pasoi saktë te Aguero që mposhti portierin Arias. Pak minuta më vonë ishte Paulo Dybala që gjeti rrugën e rrjetës për Argjentinën me juventinin që u shërbye nga Lo Celso.

Pikërisht pas këtyre dy golave u panë disa momente nervozizmi mes lojtarëve që kulmuan pikërisht me kartonin e kuq të Lionel Messit dhe Gary Medel, protagonistë të një episodi që mund të ishte evituar. Në fillimin e pjesës së dytë, Kili fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Vidal, duke hapur kështu llogaritë e sfidës.

Ndërkohë që ndeshja vijonte, futbollistët e të dyja skuadrave vijuan protestat e tyre te arbitri i ndeshjes për episode të ndryshme. Në fund rezultati mbeti 2-1 me Argjentinën që zuri vendin e tretë në Copa America, e gëzuar edhe për hakmarrjen e arritur ndaj Kilit për 2 finalet e humbura me 11 metërsh në 2015 dhe 2016.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close