Kaliforni, tërmetet shkaktuan dëm prej rreth 100 milionë dollarë

Guvernatori i Shtetit të Kalifornisë në SHBA, Gavin Newsom, tha se dy tërmetet e mëdha që kanë ndodhur në jug të shtetit duhet të shihen si një paralajmërim serioz në aspektin e përgatitjes së ndonjë fatkeqësie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Newsom vlerësoi zhvillimet për gazetarët pas tërmeteve që ndodhën ditën e enjte dhe të premte në qytezën Ridgecrest të Kalifornisë.

“Dy tërmetet që ndodhën një pas një, përveç të gjithë Kalifornisë duhet të shihen edhe për të gjithë vendin si një paralajmërim për t’u zgjuar”, tha Newsom duke treguar se qeveritë duhet të marrin masat e nevojshme si dhe qytetarët duhet të jenë të informuar se si do të mbrojnë veten.

Dëm prej 100 milionë dollarësh

Nga ana tjetër Newsom duke treguar se në tërmet nuk ka pasur viktima ose të plagosur, tha se dëmi material ka qenë rreth 100 milionë dollarë.

Newsom tregoi se ka marrë premtim nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, për mbështetje nga buxheti federal për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga tërmeti

Evakuohet baza detare në shkretëtirë

Ndërkohë, pas tërmetit Baza Detare e Forcave të Armatosura Detare në Shkretëtirën Mojave është evakuuar.

Të enjten dhe premten në Kaliforni kishin ndodhur dy tërmete me magnitudë prej 6,4 dhe 7,1 ballë me epiqendër në afërsi të Ridgecrest. Thuhet se këto tërmete janë më të fuqishmit e 20 viteve të fundit në Kalifor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button