Presidenti Meta kërkoi shpjegim ‘shkencor’ për shtimin e votave

Presidenti i Shqiperisë, Ilir Meta ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook. Kreu i shtetit kërkon në mënyrë ironikë që ‘t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit’.

“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit! “, shkruan Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button