Kthimi i TVSH-së: Nëse harxhoni 26.600 denarë, do të kthehen 600 denarë

Nga 1 korriku i 2019-s, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të kthejnë 15 përqindëshin e shumës së Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH), si rezultat i projektit të realizuar nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), “TVSH-ja ime”, transmeton Portalb.mk.

Nga përllogaritjes që i ka realizuar DAP-i për realizimin e projektit, del se nëse një qytetar realizon  shpenzime në vlerë prej 26.600 denarë, dhe faturat fiskale i paraqet në aplikacion, atëherë do t’i kthehen 600 denarë.

Siç tha drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska, problemi më i madh i hasur ditëve të para të zbatimit të këtij projekti, është pamundësia e skanimit të barkoreve të faturave fiskale.

“Janë ankuar qytetarët se barkodi nuk është i dukshëm dhe sistemi nuk mund ta lexojë, dhe kemi vërejtur se problemi është te disa aparate fiskale, të cilat duhet të servisohen kohë pas kohe. Për këtë kemi dërguar apel deri te të gjithë obliguesit e TVSH-së, të kenë aparate fiskale të servisuara, por edhe qytetarët duhet të mos nervozohen nëse nuk arrijnë ta skanojnë barkodin, dhe nëse nuk mund ta bëjnë atë nëpërmjet aparatit mobil, mund ta bëjnë në sportelet e DAP-it”, tha Lukarevska.

Si mund ta ktheni TVSH-në?

Faturat fiskale mund të skanohen brenda dhjetë ditësh nga lëshimi i tyre, e pagesa e parë e tyre do të realizohet në dhjetor të këtij vitit. TVSh-në mund ta kthejnë persona mbi moshën prej moshës 15-vjeçare të cilët janë të regjistruar në sistemin e DAP-it, personat që kanë sistem telefonik “Android” e ndërkaq, siç premtoi dje kryeministri Zoran Zaev, nga e hëna TVSH-në do të mund ta kthejnë edhe përdoruesit e sistemit “IOS”. Deri më tani, aplikacionin “TVSH-ja ime” e kanë shkarkuar mbi 58,000 qytetarë, janë lexuar gjithsej 433,204 llogari, ose afër 120 mijë euro.

Nëse keni shkuar në vetëshërbim, restorant apo ndonjë butik, thjesht keni realizuar një pagesë, do të duhet ta kërkoni faturën fiskale për të njëjtën. Pasi të keni marrë faturën, duhet t’i skanoni të njëjtat me telefon dhe t’i dërgoni në aplikacionin që do të jetë e qasshme në DAP. Duhet të skanohet barkodet e faturave fiskale më të voni 10 ditë nga dita e dhënies së faturës. Nëse jeni person i kategorisë së margjinalizuar apo edhe i moshuar, për procesin e kthimit të TVSH-së, si skanimin e barkodeve do të t’iu ndihmojnë shërbimet e DAP-it në sportelet e njësive të DAP.

Kthimi i TVSH-së parashihet në kuadër të projektit “TVSh-ja ime”, ndërkaq aplikacionin mund ta gjeniKËTU.

Ajo kthehet drejtpërdrejt në llogarinë e qytetarit, ndërkaq pas kësaj, pagesa do të realizohet çdo tre muaj, në muajt shkurt, maj, gusht dhe nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button