Ciprasi përmes Tuiterit: Beteja e sotme nga minuta e parë deri te e fundit

Lideri i partisë politike SYRIZA dhe kryeministri i deritashëm i Greqisë, Aleksis Cipras nëpërmjet një shkrimi në Tuiter, në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po zhvillohen sot, ka deklaruar se “betejën e zhvillojmë nga minuta e parë e deri në atë të fundit”, transmeton Portalb.mk.

Ciprasi më tej ka bërë thirrje që askush të mos mungojë në kutitë e votimit.

“Me optimizëm dhe vendosmëri. Kutitë e votimit janë të zbrazëta dhe të gjitha mundësitë janë të hapura. Vendimi i secilit dhe secilës është ai i cili do ta përcaktojë rezultatin. Do ta përcaktojë rrjedhën e vendit tonë në katër vitet e ardhshme, por edhe të jetëve tona. Askush të mos mungojë. Edhe vota e fundit mund të jetë vendimtare. Vendosim për jetën tonë”, shkroi Ciprasi në Tuiter.

Përndryshe, sot në Greqi janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat erdhën pas dështimit në zgjedhjet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button