Presidenti i Kosovës refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Kosova nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) më 8 korrik në Sarajevë, për shkak të “ftesës denigruese të kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka njoftuar Thaçi të shtunën nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social, Kosovës i është keqpërdorur gatishmëria për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për njohje reciproke me Bosnjë e Hercegovinën. Ai tha se “minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse”.

“Sjellja e Bosnjës dhe Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, meqë përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë. Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE”, ka shkruar Thaçi.

Në fund Thaçi tha se “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button