U deklarua Micotakisi: Unë marr pushtetin, nuk do t’i vë në dyshim shpresat e juaja (VIDEO)

Sot në Greqi janë zhvilluar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lideri i partisë politike Demokracia e Re, Kirjakos Misotakis është shpallur fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, me çka liderin e partisë së SYRIZA-s dhe kryeministrin e deritashëm, Aleksis Cipras e dërgon në opozitë, përcjell Portalb.mk.

Micotakisi nesër do ta japë betimin si kryeministër, ndërkaq për fitoren Ciprasi e ka uruar me telefon.

Pasi dolën rezultatet, Micotakisi ka shprehu bindjen se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët.

“Unë e marr pushtetin, i vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare. Qëndroj me modesti dhe respekt ndaj verdiktit të popullit. Unë nuk do t’i vë në dyshim shpresat e juaja. Së bashku mundemi”, ka thënë ndër të tjerash Micotakisi në paraqitjen e tij.

Ciprasi ka deklaruar se e pranon rezultatin me kokën lart.

“Qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, dhe vullneti i tyre është i respektuar. Kemi luftuar me kokën lart, dhe sot me kokën lartë e pranojmë rezultatin”, ka thënë Ciprasi.

Sipas rezultateve të fundit, Micotakisi ka fituar 39.8 përqindëshin e votave, kurse Ciprasi 31.6 përqindëshin.


20:00 – Rezultatet sipas Exit Poll

Lideri i Demokracisë së Re dhe kryeministri i ardhshëm i Greqisë, Kirjakos Micotakis
Lideri i Demokracisë së Re dhe kryeministri i ardhshëm i Greqisë, Kirjakos Micotakis

Demokracia e Re: 38-42% – 155-165 vende në Parlament

SYRIZA: 26,5-30,5% – 75-83 vende në Parlament
Lëvizja Për Ndryshim (KINAL): 6-8% – 19-22 vende në Parlament
Partia Komuniste Greke (ΚΚΕ): 5-7% – 16-19 vende në Parlament
ΜεΡΑ25: 3-5% – 8-14 vende në Parlament
Agimi i Arte: 2,8-4,8% – 0-13 vende në Parlament
Zgjidhja Greke: 2,5-4,5%- 0-13 vende në Parlament


12:00 – Pasi votuan, lideri i partisë SYRIZA dhe kryeministër i deritashëm, Aleksis Cipras, si dhe oponenti i tij nga Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis sot kanë shprehur bindjen se do të fitojnë në zgjedhje.

Zgjedhjet në Greqi
Zgjedhjet në Greqi

13:00 –  Micotakisi: Nesër për atdheun do të agojë ditë më e mirë

Lideri i partisë politike Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis pasi ka realizuar të drejtën e votës, ka shprehur bindjen se nesër për atdheun do të agojë ditë më e mirë.

Micotakis duke votuar
Micotakis duke votuar

11:00 – Ciprasi përmes Tuiterit: Beteja e sotme nga minuta e parë deri te e fundit

Aleksis Cipras nëpërmjet një shkrimi në Tuiter, ka deklaruar se “betejën e zhvillojmë nga minuta e parë e deri në atë të fundit”. 

Ciprasi duke votuar
Ciprasi duke votuar

Përndryshe, qendra e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit, ndërsa këto janë zgjedhjet e gjashta që po mbahen në Greqi pas krizës ekonomike botërore që nga viti 2008.

Secila parti duhet t’i fitojë së paku 3 për qind të votave për t’u bërë pjesë e Kuvendit. Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19 sipas kohës lokale.. Rezultatet e para zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë, e cila është e kompetente për numërimin e votave, pritet të kumtohen rreth orës 21 sipas kohës lokale. Për zgjedhjet parlamentare, Greqia është e ndarë në 59 njësi zgjedhore, në të cilat zgjedhen 288 nga 300 deputetët aq sa numëron Parlamenti grek.

Vlerësohet se opozita do të fitojë gjysmën e ulëseve në Kuvend, në të kundërtën do të ketë zgjedhje të reja. Bashkë me SYRIZA-n, pritet që në Kuvend ulës të fitojnë edhe partitë më të vogla si Lëvizja për Ndryshime, Partia Komuniste, Zlatna Zora.

Megjithatë, Micotakis ka premtuar taksa më të vogla, shtim të shkallës së privatizimit të shërbimeve publike dhe plane për t’i rinegociuar marrëveshjet e këtij shteti me kreditorët e vet, duke mundësuar më shumë investime.

Përskaj këtyre paralajmërime, Ciprasi në disa intervista të tij në kuadër të fushatës parlamentare ka vlerësuar se rezultatet mund të jenë një kthesë e madhe e rezultateve të zgjedhjeve evropiane.

“Në garë pritet kthesë”, ka thënë Ciprasi.

Përkrahësit e Ciprasi, Marrëveshjen e Prespës që u nënshkrua mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e kanë konsideruar si vendimin më të guximshëm dhe hapin më pozitiv për zgjidhjen e kontestit të emrit. Ai ka premtuar më shumë investime dhe para pak kohësh i ka rritur pensionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button