Këto gjeste trupi kanë kuptime të ndryshme anë e mbanë botës (FOTO)

Kur ne udhëtojmë jashtë vendit, ndonjëherë gjuha mund të jetë një pengesë. Pra ne themi diçka, ndërsa banorët e atij vendi kuptojnë tjetër gjë. Për fat të mirë gjuha e trupit mund të na ndihmojë të komunikojmë kur fjalët dështojnë.

Mirëpo, edhe veprimet e duarve jo gjithmonë kuptohen nga të tjerët. Gjestet e duarve nënkuptojnë gjëra të ndryshme në vende të tjera. Në fakt disa sinjale të pafajshme të duave mund të jenë ofenduese në vende të ndryshme. Në mënyrë që të mos gaboni, mësoni kuptimet e ndryshme të gjesteve të duarve anë e mbanë botës:

-Gjesti “Okay”

Amerikë: Ky gjest në Amerikë do të thotë okay, pra bie dakord.

Japonia:  Në Japoni ky gjest tregon paratë.

Brazil: Ndërsa në Brazil është një gjest i vrazhdë.

.

Gjesti “V”

Amerika: Paqe. Gjithashtu, është përdorur për shenjën e fitores “Victory”.

Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Australia, Zelanda e Re, Irlanda: Kur bëhet i njëjti gjest, por me pjesën e pasme të dorës që del përpara, kjo është një fyerje.

.

-Gjesti i humbësit

Amerika: Zakonisht e përdor atë si një përulje, që do të thotë “humbës”.

Kina: Tregon numrin 8, i cili konsiderohet si një numër me fat.

.

Gjesti italian

Amerika: Përdoret për të imituar italianët.

Italia: Përdoret kur diçka është e paqartë. Ngjashëm me “Çfarë po thua?”

.

Gjesti i gishtave të kryqëzuar

Amerikë: Do të thotë të shpresosh për fat të mirë.

Vietnami: Është një gjest ofendues..

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button